Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kainuu

Shërbimet shoqërore

Shërbimet shoqërore të Kajaani janë për gjithë banorët e Kajaani, për situate të ndryshme të jetës së tyre Shërbimet e ndryshme shoqërore – mbështetje sociale me të ardhura, kopshte ditore dhe përfitime të tjera për fëmijët, shërbime mbrojtjeje për fëmijët, shërbime për të moshuarit dhe të pa aftët, parandalimi i abuzimit të substancave dhe trajtimi kudretë abuzimit, ndihmojnë banorët që të kenë një jetë të pavarur, të pëlqyeshme dhe të barabartë.

Shërbimet shoqërore kanë synim të ndihmojnë të mbështesin persona dhe familje me qëllim që ata të kapërcejnë vështirësi dhe të lehtësojnë paksa ankthin e shkaktuar prej këtyre problemeve. Së bashku me klientët e tyre, punonjësit socialë shqyrtojnë problemin së bashku dhe organizojnë, nëse është e nevojshme, veprimtari mbështetëse për të ruajtur dhe përforcuar sigurinë e një personi apo të një familjeje dhe t’i ndihmojë ata në jetën e përditshme. Për më shumë informacion shihni: www.kainuu.fi/hyvinvointi/sosiaalipalvelut.

Sigurimet shoqërore

Qeveria paguan shumicën e përfitimeve, si p.sh. kompensimet për qeratë e banesave, bursat e studentëve, kompensimin e papunësisë. Kjo do të thotë që gjtihë aplikimet për përfitimet duhet të paraqiten në institutet shtetërore të sigurimeve si Kela (www.kela.fi) ose tek zyra e punës (www.mol.fi) Kompensimi me të ardhura zbatohet dhe paguhet nga shërbimet shoqërore.

Mbështetje me të ardhura

Shuma e mbështetjes me të ardhura është, sipas Aktit të Ndihmës Shoqërore, diferenca e shpenzimeve dhe e të ardhurave tuaja. Shuma e mbështetjes me të ardhura është, sipas Aktit të Ndihmës Shoqërore, diferenca e shpenzimeve dhe e të ardhurave tuaja.

Shërbimi i urgjencës:

Nëse keni nevojë për ndihmë të menjëhershme ju mund të kontaktoni shërbimet shoqërore pa pasur një takim. Në rastet e mbështetjes me të holla, regjistrohuni tek zyra e informacionit të qendrës së shërbimeve në Osmonkatu 3, 87100 KAJAANI gjatë mëngjeseve të fundjavës.

Ju mund të flisni me punonjësin social të radhës në numrin: (08) 615 67741) në oraret e mëposhtme: Të hënë, të mërkurë, të premte, 09:00-11:00 dhe 13:00-14:00, të martën 11:00-12:00 dhe të enjten 09:00-11:00.

Shërbimet e emigrantëve

Shërbimet shoqërore për refugjatë dhe ata që kërkojë strehim janë në dispozicion në disa vende në shërbimet e qytetit për emigrantët (www.kajaani.fi > palvelut > maahanmuuttajapalvelut), në Lönnrotinkatu 3, kati i parë, 87100 Kajaani, tel: (08) 615 52760. Ju aplikoni këtu për mbështetje me të holla dhe këtu merret vendimi mbi masën e mbështetjes që do të merrni. Ju këtu gjithashtu mund të merri informacion mbi sistemin e sigurimeve shoqërore të Finlandës dhe mbi punonjësit e shërbimeve për emigrantët, këshilltarët për refugjatët, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe mbi punonjës të tjerë këshillues dhe drejtues.

Shërbimet e emigrimit kanë gjithashtu këshilltarë, infermiere të shëndetit publik dhe punonjës socialë për raste urgjente.

Mirë se vini në kopshtin e Kajaani

E drejta për të frekuentuar kopshtin

  • Kopshti i ofrohet fëmijëve nën moshën shkollore sipas nevojave;
  • E drejta për të frekuentuar kopshtin përcaktohet nga ligji finlandez; 
  • Fëmijët fillojnë sistemin parashkollor në kopsht në moshën gjashtë vjeçare; 
  • Shkolla fillon kur fëmija mbush moshën shtatë vjeçare; 
  • Kopshti merr parasysh nevojat e ndryshme si dhe sfondin kulturor të fëmijës dhe të familjes së tyre, me qëllim që të gjitha familjet të trajtohen njëlloj.

Organizimi i kopshtit

  • Kopshti në Kajaan ofrohet nga bashkia si edhe nga objekte private që ofrojnë kopshte ditore dhe kujdes familjar ditor.
  • Kujdes familjar ditor do të thotë përkujdesje në shtëpinë e dhënësit të kujdesit. Një ofrues përkujdesjeje mund të përkujdeset për, e shumta, katër fëmijë të moshës nën shkollore dhe për një fëmijë të moshës para-shkollore apo të moshës shkollore.
  • Në Kajjani tani ka 13 kopshte bashkiakë dhe 13 kopshte private. Ata gjenden në vendet e mëposhtme: Në qendër, Lohtaja, Pikku-Kettu, Teppana, Kuurna, dhe në Lehtikangas Në të njëjtën zone gjithashtu gjenden rreth 50 përkujdesje familjare private dhe 50 të tjera bashkiake; 

Përkujdesje ditore e veçantë

  • Përkujdesja ditore e Kajaani ka një grup të veçantë që përmbush nevojat e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Veprimtaritë e kopshtit

  • Shërbimet e kopshtit dhe të sistemit para shkollor në Kajaani sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët dhe familjet e tyre.
  • Një ditë tipike në kopësht përbëhet nga lojëra, orë mësimi dhe veprimtarish, veprimtari jashtë si dhe gjumë pas dite. Mëngjesi hahet rreth orës 08:15, dreka rretho orës 11:00 dhe një zëmër në orën 14:00. 
  • Gjithë kopshtet e ofruara nga bashkia e Kajaani kanë staf të përgatitu arsimor.

Aplikimi për të frekuentuar kopshtin

  • Për të aplikuar për në kopësht duhet të mbushni formularin e kopshtit (ilmoitus päivähoitoon). Formulari gjendet në www.kajaani.fi/palvelut/päivähoito/haku.  Nëse është e nevojshme mund të mbushni formularin me ndihmën e punonjësit të shërbimit të emigrantit ose të një bashkërenditësi për emigrimin.
  • Kur një fëmijë fillon kopshtin ofrohet ndihmë edhe nga bashkërenditësi për emigrimin për arsimimin para shkollor, nga punonjësit e shërbimit për emigrantët si dhe nga stafi i qendrës së kopshtit.

Informacionet e kontaktit:

Varhaiskasvatuksen maahanmuuttajatyön koordinaattori (Bashkërenditësi i emigrimit për arsimimin para shkollor)
Kirsti Haario
Pohjolankatu 13, 87100 Kajaani
Tel: 044 71 00000

Adresa e kopshtit: ____________________________________

Personi i kontaktit:____________________________________________

Numri i telefonit: ________________________________

Dhënësi i përkujdesjes në familje: ______________________________

Adresa: ___________________________________________

Numri i telefonit: ________________________________


Nëpunësi i Shërbimit të emigrantëve

____________________________________________________

Numri i telefonit: ________________________________

Sposnsorizuesi kryesor i kësaj faqeje është Fondi Social Evropian.