Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Shëndeti mendor

Mielenterveys

"Njeriu është më i fortë se guri e më delikat se trëndafili."
(Proverb turk)

Shëndeti mendor vihet në provë nga shumë gjëra. Në situata të vështira të jetës, gjendja e keqe del në pah si simptomë psiqike dhe fizike. Marrëdhëniet shoqërore lihen mënjanë dhe njeriu nuk mund të kujdeset për veten, veprimtaritë e kohës së lirë ndërpriten dhe asgjë nuk të entuziazmon më.

Ku të marrësh ndihmë? (Mistä saa apua)

Ndihmë në problemet e shëndetit mendor mund të merrni nga organet zyrtare të punëve sociale dhe shëndetësore të komunës ku banoni. Për informacione të mëtejshme pyesni në qendrën shëndetësore dhe në zyrën sociale. Në faqet internetore Terve.com gjeni informacione mbi qendrën shëndetësore të komunës ku banoni.

Informacione të mëtejshme gjeni në faqet e internetit:

www.apua.info
Informacione mbi shëndetin mendor dhe udhëzime për situata të vështira.

www.nyyti.fi
Qendra e mbështetjes për studentë.

Vanhempainnetti
Mbështetje për prindërit.

www.tukinet.net
Qendër për krizat në internet.

www.ulkopsykologit.fi

Depresioni (Masennus)

Kur njeriu e ka patur të vështirë për një kohë të gjatë, ka qenë i angështuar dhe jeta i është dukur e zymtë, ai është i depresionuar. Njeriu i depresionuar nuk mund të shijojë asgjë. Kur jeni i depresionuar duhet të kërkoni ndihmë. 

Informacione mbi depresionin ka në gjuhët e mëposhtme:

shqip
finlandisht
anglisht
frëngjisht
rusisht
serbisht
somalisht
gjuha boshnjake
gjuha farsi
kurdish
arabisht
gjuha dari
turqisht
vietnamisht

Traumat

Informacione mbi stresin me prejardhje traumatike ka në gjuhët e mëposhtme:

shqip
finlandisht
anglisht
frëngjisht
rusisht
serbisht
somalisht
gjuha farsi
gjuha boshnjake
kurdish
arabisht
gjuha dari
turqisht
vietnamisht