Shërbimet shëndetsore në Turku
Në faqet për shëndetsi të bankës së informatave tregohen shërbimet shëndetsore në Finlandë.
Në Turku shërbime të kujdesit themelor shëndetsor ipen në nëntë shtëpi të shëndetit në lagje. Shërbimet mbulojnë pranimet në ordinancë te mjeku dhe pranimet te infermierja. Në bazë të vlerësimit për mjekimin e duhur sigurohet që secili banorë të ketë mjekim në mënyrë të barabartë. Shërbimet ipen për çdo ditë.
Shërbimet shëndetsore për refugjatë, për riktëhyes dhe azilkërkues
Zyrja për të huaj është njësi shërbyese e përbashkët e qendrës shëndetsore-sociale për refugjatët dhe rikëthyesit që vijnë në Turku. Atyre iu jep shërbimet e fazës pranuese. Në zyrën për të huaj bëhen kontrollat e para pas ardhjes në vend dhe ipen shërbimet e shtëpisë së shëndetit. Poashtu në këtë zyre familjet me fëmijë marrin shërbimet e fazës fillestare të këshillimores për fëmijë.
Zyrja për të huaj gjindet në Rauhankatu 14 b C, kati 3, 20100 Turku. Së pari lajmërohesh te portiri.
Shërbimet e kujdesit shëndetsor për azilkërkues organizohen në qendër pranuese.
Shtëpitë e shëndetit
Në Turku ka 14 shtëpi regjionale të shëndetit. Shtëpia e juaj e shëndetit përcaktohet sipas adresës dhe numrit postal.
Në shtëpitë e shëndetit ka pranime si te mjekët ashtu edhe te infermieret.
Ditëve të punës (hë-pr) ora 8-16 pika primare e kujdesit të shëndetit është shtëpia e juaj e shëndetit.
Në kohërat tjera ata që kan nevojë për mjekim urgjent i shërben shtëpia kujdestare e shëndetit në adresën Kunnallissairaalantie 20, 20700 Turku. Këshilla për shëndetin përmes telefonit mund të merrni 24 orë në ditë në numrin e telefpnit 10023.
Në raste reziku jete thirni numrin e telefonit 112 (qendra e emergjencës).
Rezervimi i terminit
Rezervimi i terminit në shërbimet e kujdesit shëndetsor.
Kujdesi shëndetsor i studentëve
Kujdesi shëndetsor shkollor i zyrës sociale-shëndetsore të Turkut ofron shërbime të kujdesit shëndetsor nxënësve dhe studentëve të shkollave profesionale të shkallës së dytë dhe shkollave të larta profesionale q¨gjinden në qytetin Turku pa marrë parasyshë vendbanimet e tyre. Shërbimet janë për ata që shkollohen në shkollime që japin të drejtën për ndihmën për shkollim.
Për Univerzitete dhe shkolla të larta kujdesi shëndetsor shkollor bëhet përmes YTHS.
Ripërtrirja e reçetave
Në shtëpitë e shëndetit mund të përtinë reçetën e barnave të marrë më parë. Zakonisht përtrihet vetëm nëse je mjekuar në atë shtëpi të shëndetit dhe nëse nuk kanë kaluar dy vite nga ajo. Pyet për tjera informata në shtëpinë tënde të shëndetit.
Vakcinat
Në Finlandë të gjithë fëmijët vakcinohen gratis kundër nëntë sëmundjeve ngjitëse. Të gjithë sëmundjet që parandalohen me vakcinim janë të rezikshme, pa u vakcinuar kundër tyre mund të vdes apo të keshë pasoja të përhershme.
Të riturit që banojnë në Turku mund t`i marrin vakcinat themelore dhe reçetën për vakcinën kundër hepatitit në shtëpinë e tyre të shëndetit. Fëmijët nën moshën shkollore vakcinohen në këshillimore dhe fëmijët e moshës shkollore te motra medicinale e shkollës. Informata tjera mund të merr në shtëpia yte e shëndetit.
Kujdestaria
Kujdestaria e shtëpisë së shëndetit, tel. 10023
Kunnallissairaalantie 20
Pacientët e kujdestarisë ditëve të punës pranohen nga ora 8.00-15.30 sipas adresave të tyre në shtëpitë e tyre të shëndetit, në kohërat tjera në kujdestarinë e shtëpisë së shëndetit.
Shërbimet shëndetsore për fëmijë dhe të rinjët
Këshillimoret e fëmijëve janë dedikuar të gjithë familjeve me fëmijë nga mosha 2 javore e deri sa të fillojnë shkollën. Aty edhe mund të telefononi dhe të kërkoni këshilla. Koha e telefonatave motrës medicinale ditëve të punës është nga ora 12-13.
Kontakt shenimet e motrave medicinale të këshillimoreve gjinden në faqet e qytetit Turku.
Kujdesi shëndetsor shkollor ofron shërbime shëndetsore nxënësve që mësojnë në shkolla fillore dhe në gjimnaz.
Shërbime shëndetsore të dedikuara për fëmijët dhe të rinjët tjerë janë njësia neurologjike e fëmijëve, psiçiatria e fëmijëve dhe të rinjëve, poliklinika e fëmijëve dhe të rinjëve dhe rehabilitimi mjekues i fëmijëve dhe të rinjëve.
Shtatzania
Për çështje lidhur me shtatzaninë tregohet më saktësisht në faqet kur je shtatëzëne .
Këshillimoret e nënërisë në Turku
shërbejnë familjet e Turkut që presin fëmijë.Shërbimet janë gratis.
Në këshillimore të nënërisë kujdesen për shëndetin dhe mirëqenjen e fëmiut që vjen dhe familjes që pret fëmiun.
Këshillimorja preventive
shërben për gjëra të preventivës banorët e Turkut nën moshën 25 vjeçare. Me udhëzim të mjekut, motrës medicinale apo punëtores sociale mund të vijnë edhe palët mbi moshën 25 vjeçare p.sh. me probleme reth kontracepcionit. Poashtu edhe ato të gjithë moshave që dëshirojnë ndërprerjen e shtatzanisë janë palë të këshillimores preventive. Këshillimorja preventive gjindet në shtëpinë kryesore të shëndetit në adresën Luolavuorentie 2, kati 2.
Këshillimorja e vecantë për të rritur Paleti, shërbimet u dedikohen të rinjëve dhe të rriturve të zhvillimit me aftësi të kufizuara.Në Këshillimore palëve ju kryhen ekzaminime sociale dhe psikologjike si dhe kontrollimet elementare. Adresa e Këshillimorës është Luolavorentie 2, 20700 Turku. Tel 02-2626153 ditëve të punës nga ora 8 – 16.
Këshillimoren edukativo-familjare
skjarohen dhe zgjidhen vështërsitë e fëmijëve dhe të rinjëve si dhe të familjeve të tyre. Shërbimi i është dedikuar familjeve të Turkut me fëmijë. Në dispozicion të familjeve është ndihma profesioniste e psiçiatrit të fëmijëve, psikologut dhe punëtores sociale.
Kujdesi për dhëmbët
Mirëmbajtja e shëndetit të gojës është pjesë e shërbimeve të kujdesit shëndetsor themelor që kujdeset për mirëmbajtjen e dhëmbëve të banorëve të Turkut dhe për ndihmën e parë urgjente.
Rezervimi i terminit ditëve të punës nga e hënë deri të premten nga ora 8.00 - 16.00.
Në kohërat tjera mund ta leni mesazhin për anulimin e terminit për mirëmbajtje të dhëmbëve në makinën që lajmërohet. Numri i telefonit për termine të mirëmbajtjes së dhëmbëve është 02-266 0644.
Rezervimi i terminit, anulimi i termineve dhe informatat për mundësitë për caktim të terminit në rezervimin e terminit të mirëmbajtjes së shëndetit të gojës.
Barnat
Në Finlandë barna mund të blenë vetëm në barnatore. Informata tjera gjeni në faqet e qytetit Turku.
Shërbimet e shëndetit mental
Shtëpia e juaj e shëndetit gjithmonë është vend primarë për mjekimin e problemeve të shëndetit mental. Në përgjegjësi të stacioneve shëndetsore është të kujdesen për preventivën e problemeve të shëndetit mental, t`i vërejnë simptomet si dhe t`i mjekojnë sëmundjet psiçiatrike më të rëndomta dhe të lehta si depresionin, ç`regullimin me panikë dhe krizat jetësore. Shërbime të shëndetit mental ipen poashtu edhe në mes tjerash në këshillimore, kujdesin shkollor të shëndetit, zyrën sociale dhe kujdesin shtëpiak të pleqëve.
Kërko shtëpinë tënde të shëndetit
Informata tjera për problemet e shëndetit mental gjeni këtu.
Shërbimet tjera shëndetsore
Spitali i qytetit Turku
ofron banorëve të Turkut mjekim specialistik të lamive të ndryshme. Në mjekim kryesisht shkohet me udhëzim të mjekut apo motrës medicinale.
Laboratori
Mund të rezervosh termin për në testime laboratorike në internet apo me telefon ditëve të punës hë-pr nga ora 7.00-15.00 me çmim të telefonatave lokale në numrin 02 313 6321.
Inqizimet (në mes tjerash inqizimi rentgenik dhe ai me ultrazë
Për inqizim gjithmonë duhet të caktohet termini. shpesh koha rezervohet nga ordinanca e mjekut, nga poliklinika apo nga reparti kurë shkruhet edhe udhëzimi.
Numri i telefonit të Repartit të rentgenit (reparti 141) pranë Spitalit të qytetit Turku për rezervimin e termineve është 02 313 2945 apo 02 313 2922. Rentgeni gjinden në adresën Kunnallissairaalantie 20, ndërtesa 1 dheështë hapur ditëve të punës nga ora 8.00 - 20.00 dhe uikendeve nga 8.00 - 16.00.
Spitali qendror univerzitar i Turkut
(TYKS) përgjigjet për mjekim specialistik të regjionin Varsinais-Suomi dhe jep shërbime në këtë regjion. Adresa e Spitalit kryesor të TYKSit është Kiinamyllynkatu 4-8, 20520 Turku.
Shërbimet private shëndetsore plotësojnë kujdesin publik shëndetsor ,por janë me pagesë. Në Turku veprojnë disa shërbime private të mjekëve dhe dentistave. Faqet e qendrave mjeksore private në Turku në mes tjerash janë www.pulssi.fi, www.mehilainen.fi dhe www.terveystalo.com.