Terveys Helsingissä
Shëndeti në Helsinki
Në faqen e internetit Shëndeti, të Infobankës, flitet për shërbimet shëndetësore në Finlandë.
Në faqen e metropolit të kryeqytetit, Shëndeti ka informacione mbi shërbimet shëndetësore në metropolin e kryeqytetit.
Mund të telefoni në numrin e shërbimit për informacione për shëndetin (09) 10023, sa herë që të keni nevojë për informacione ose udhëzime për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.
Qendrat shëndetësore
Në qendrat shëndetësore bëhen vizitat te mjeku dhe motra medicinale. Gjithashtu, në qendrat shëndetësore gjenden shërbimet psikiatrike, shërbimet mbi sëmundjet e brendshme, shërbimet shëndetësore për të moshuar, shërbimet neurologjike dhe shërbimet e specializuara të fiziatrisë.
Qendrat shëndetësore të Helsinkit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Urgjenca e qendrës shëndetësore
Qendrat shëndetësore janë mbyllur natën dhe fundjavave. Në kohë të tilla, sëmundjet e menjëhershme dhe aksidentet kurohen në urgjencën e qendrës shëndetësore (e hënë – e premte, ora 16 – 22, fundjavave dhe gjatë festave ora 8 - 22) ose në urgjencat e poliklinikave të spitaleve (24 orë në ditë hapur).
Urgjenca e qendrës shëndetësore për të rritur është spitali i Marias (për ata që banojnë në lindje, verilindje, juglindje dhe veri të Helsinkit) dhe në spitalin e Haartman-it (për ata që banojnë në jug, perëndim dhe në qendër të Helsinkit).
Spitali i Haartmani-t
Haartmaninkatu 4, ndërtesa 12
Spitali i Marias (Marian sairaala)
Lapinlahdenkatu 16, ndërtesa 15 C (oborri i brendshëm)
Informacione të mëtejshme mbi urgjencën e qendrës shëndetësore ka në faqet e internetit të qendrës shëndetësore, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Poliklinikat në kujdestari, të spitaleve
Në raste aksidentesh dhe në raste sëmundjesh urgjente, poliklinikat spitalore në kujdestari mirëpresin pacientë 24 orë në ditë.
Poliklinikat spitalore në kujdestari, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Kujdesi mjekësor për persona të huaj dhe me qëndrim të përkohshëm në Helsinki
Personi me nënshtetësi të huaj, i cili nuk është banor i rregullt i qytetit, duhet të paguaj të gjitha shpenzimet lidhur me kujdesin mjekësor që duhet të marrë. Informacione mbi pagesat në finlandisht dhe në anglisht.
Shihni gjithashtu faqen e Infobankës, Kur sëmureni.
Shëndeti i fëmijës
Informacione mbi këshillimoret për fëmijë, të Helsinkit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Kur sëmuret fëmija
Kur sëmuret fëmija, atëhere kontaktoni qendrën më të afërt shëndetësore ose telefononi te informacioni për shëndetin, në numrin (09) 10023, që ju shërben 24 orë në ditë.
Gjatë mbrëmjes, natën dhe gjatë fundjavës, qendrat shëndetësore janë mbyllur. Urgjenca për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 16-vjeç është te spitali për fëmijë dhe të rinj i QSUH-së (HYKS).
Stenbäckinkatu 11
Tel. (09) 4711
Informacione të mëtejshme mbi urgjencat për fëmijë dhe të rinj në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Kujdesi shëndetsor në shkollë
Në faqet e Drejtorisë Arsimore ka informacione mbi kujdesin shëndetësor shkollor në Helsinki, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Edhe në faqet e qendrës shëndetësore ka informacione mbi kujdesin shëndetësor për nxënësa të shkollës dhe për studentë, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shtatzënia
Kontrolli i shtatzëninë është pjesë e veprimtarive të qendrave shëndetësore. Për informacione mbi shërbimet e këshillimores për nëna, mund të pyesni në qendrën tuaj shëndetësore.
Informacione të mëtejshme mbi kontrollin e shtatzënisë, në qytetin e Helsinkit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në faqen e internetit Kur jeni shtatzënë (Kun odotat lasta), ka një përmbledhje informacionesh për gratë shtatzëna, në finlandisht.
Problemet e shëndetit mendor
Në faqen e metropolit të kryeqytetit, Shërbimet në rast krize, të Infobankës, ka informacione mbi shërbimet e shëndetit mendor në metropolin e kryeqytetit.
Shërbimet e shëndetit mendor për banorët e Helsinkit jepen në qendrat shëndetësore të zonave përkatëse të banimit. Në qendrat shëndetësore kurohen probleme të lehta mendore dhe kriza jete. Në rast nevoje, mjeku i qendrës shëndetësore e dërgon pacientin te poliklinika e psikiatrisë. Qendrat shëndetësore në Helsinki, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Numri telefonik për informacione mbi shërbimet e shëndetit mendor, (09) 310 65721 ju shërben 24 orë në ditë (shërbimi jepet në finlandisht si dhe në suedisht dhe anglisht.)
Guida e shërbimeve për shëndetin mendor në Helsinki, në finlandisht.
Poliklinikat e psikiatrisë
Në raste krize të menjëhershme psikike, pacienti ose i afërmi i tij, mund të kontaktojnë direkt me poliklinikën e psikiatrisë pranë vendbanimit të tyre. Poliklinikat e psikiatrisë në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Nëse qendra shëndetësore ose poliklinika e psikiatrisë janë mbyllur, në raste urgjente, të problemeve mendore, mund të drejtoheni te urgjenca e qendrës shëndetësore të spitalit të Marias ose të spitalit të Haartmanit. Informacione të mëtejshme mbi urgjencën e qendrës shëndetësore, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në raste urgjente, të problemeve mendore, mund të drejtoheni edhe në urgjencën e spitalit të Auroras. Urgjenca e psikiatrisë në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shihni edhe strehimoret e Alvi ry-së, për personat në rehabilitim psikik, në finlandisht dhe anglisht.
Shërbimet e shëndetit mendor për fëmijë dhe të rinj
Për çështje lidhur me probleme të shëndetit mendor të fëmijëve, mund të kontaktoni qendrën tuaj shëndetësore dhe në rast nevoje, qendra shëndetësore ju rekomandon për kurim diku tjetër. Për çështje mbi shëndetin mendor, mund të bisedoni edhe në këshillimoret për fëmijë dhe në qendrat shëndetësore për nxënës dhe studentë.
Kujdesi për dhëmbët
Mund të rezervoni kohën për vizitë te klinika dentare, në numrin e rezervimit të zonës, e hënë – e premte ora 8-16 ose nëpërmjet qendrës së rezervimit të kohës. Kohën e parë duhet ta rezervoni me anë të telefonit.
Në faqet e internetit të Qendrës shëndetësore të qytetit të Helsinkit ka broshura lidhur me kujdesin për dhëmbët në finlandisht, suedisht, anglisht, arabisht, rusisht, kurdisht, frëngjisht dhe në somalisht.
Klinikat dentare të qytetit të Helsinkit dhe numrat e rezervimit sipas zonave, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shërbimet në internet, të klinikave dentare, në finlandisht.
Në raste urgjente kontaktoni urgjencën e kujdesit për dhëmbët (e klinikës dentare). Urgjenca e kujdesit për dhëmbët, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Informacione mbi kujdesin për dhëmbët në shkollat e Helsinkit, mund të gjeni në faqet e Drejtorisë Arsimore, në finlandisht dhe anglisht.
Shërbimet për personat e intoksikuar
Në faqen e qytetit të Helsinkit, Shërbimet shëndetësore (Terveyspalvelut), ka informacione në finlandisht dhe suedisht mbi shërbimet për personat e intoksikuar, në Helsinki.
Informacione mbi përdorimin e duhanit dhe të substancave të tjera intoksikuese gjatë shtatzënisë, në finlandisht dhe suedisht.
Klinika për duhanin jep informacione mbi ndalimin e duhanit. Informacione të mëtejshme mund të merrni në faqet e qendrës shëndetësore, në finlandisht dhe suedisht.
Seksualiteti
Ndihmë për parandalimin e shtatzënisë dhe për planifikimin familjar, mund të merrni në qendrën tuaj shëndetësore, ose në qendrën e informacionit për parandalimin e shtatzënisë, në Helsinki. Informacione të mëtejshme mbi qendrën e informacionit për parandalimin e shtatzënisë, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në faqen Seksualiteti, të Infobankës, ka informacione të mëtejshme mbi çështjet e seksualitetit.
Analizat gjinekologjike
Në qendrat shëndetësore të qytetit të Helsinkit, bëhen analiza gjinekologjike për gratë shtatzëna dhe për klientë të cilët dëshirojnë të parandalojnë shtatzëninë. Informacione të mëtejshme në finlandisht dhe suedisht. Informacione në finlandisht dhe suedisht mbi analizat që bëhen në këshillimoren për nëna.
Sëmundjet veneriane
Në Helsinki, sëmundjet veneriane kurohen në qendrat shëndetësore dhe në poliklinikën e sëmundjeve veneriane (HUS), të spitalit të sëmundjeve dermatologjike dhe alergjive, për ku nuk nevojë për rekomandim.