Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Shëndeti

Terveys

Në se jeni me banim të përhershëm në Finlandë, ju bëni pjesë në rrethin e sigurimit shëndetësor. Kjo do të thotë që Kela kompenson një pjesë të shpenzimeve në rast sëmundje. Gjithashtu shumë nga ilaçet mund të kompensohen nga Kela.

Në Finlandë komunat organizojnë shërbimet shëndetësore publike për banorët. Shumë nga shërbimet publike shëndetësore janë me leverdi për banorët, sepse ato financohen me të ardhurat nga tatimet.

Ju mund t’i përdorni shërbimet shëndetësore në Finlandë, nëse jeni me vendbanim (kotikunta) në Finlandë. E drejta për vendbanim varet nga çështjet e mëposhtme:

  • nga cili shtet vini në Finlandë
  • cila është arsyeja e ardhjes tuaj në Finlandë (p.sh. puna, studimet)
  • a do të transferoheni përgjithmonë në Finlandë apo do të banoni vetëm përkohësisht
  • nëse do të banoni përkohësisht në Finlandë, sa do të jetë kohëzgjatja e banimit tuaj në Finlandë

Në rast se sëmureni, kontaktoni fillimisht qendrën tuaj shëndetësore (terveysasema). Në qendrën tuaj shëndetësore mund të rezervoni takimin me mjekun e përgjithshëm ose me infermieren. Në shumë prej qendrave shëndetësore ka edhe laborator.

Sigurimi shëndetësor kompenson edhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor privat.

Ligji i barazisë (yhdenvertaisuuslaki) ndalon diskriminimin, për shembull, në marrjen në punë dhe në shkollim. Njeriu nuk mund të diskriminohet për shkak të origjinës etnike, për shembull, në shërbimet sociale dhe shëndetësore.

Informacione të mëtejshme mbi këtë temë ka në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht (pdf)
suedisht (pdf)
anglisht (pdf)
gjuha saame (pdf)
rusisht (pdf)
arabisht (pdf)
somalisht (pdf)
spanjisht (pdf)
frëngjisht (pdf)

Në faqet internetore të Ministrisë së Brendshme gjendet guida ”Shtëpia në Finlandë”. Në të ka informacione për emigrantë mbi banimin, studimin dhe sigurimin social në gjuhët e mëposhtme:

shqip
finlandisht
suedisht
anglisht
frëngjisht
rusisht
serbokroatisht
somalisht
gjuha farsi
kurdisht
arabisht
vietnamisht
gjuha dari
estonisht
gjuhë e qartë (finlandisht)