Järjestyssäännöt
"Bota është shtëpia jonë. Le ta mbajmë atë të pastër.
(Proverb kinez)
Çdo shtëpi ka rregullat e veta disiplinore, në të cilat tregohen çështje që kanë të bëjnë me jetesën e përbashkët. Në rregullat e përbashkëta lexohen për shembull, kur mbyllet dera e jashtme, ku dhe kur mund të shkunden qilimat dhe në çfarë kohe duhet të ketë qetësi në shtëpi. Në rregullat disiplinore ka gjithashtu udhëzime se si duhet kujdesur për kafshët shtëpiake. Drejtimi apo larja e makinës në zonën e oborrit mund të jetë e ndaluar.
Njihu me rregullat disiplinore të shtëpisë tënde, të cilat në pallate gjenden zakonisht në katin e parë, afër me derën e jashtme dhe shkallët e pallatit.