Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Refugjatët dhe azilkërkuesit

Pakolaiset ja turvapaikanhakijat

Refugjatët

Në Finlandë mbërrijnë çdo vit refugjatë të kuotuar. Këta refugjatë zgjidhen nga persona me status refugjati. Statusi i refugjatit miratohet nga UNHCR:ja, drejtoria përgjegjëse për refugjatë e OKB:së. Parlamenti i Finlandës vendos çdo vit mbi kuotën e refugjatëve.

Informacione të mëtejshme mbi refugjatët e kuotuar gjeni në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit (maahanmuuttovirasto) në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në faqet e Ndihmës për Refugjatë të Finlandës ka shumë informacion mbi refugjatët në finlandisht.

Azilkërkuesit

Azilkërkues është personi i cili kërkon mbrojtje dhe të drejtën për lejeqëndrim nga një shtet për shkak se ai është persekutuar në vendin e tij. Shkaku i persekutimit mund të jetë feja, rraca, nënshtetësia, opinioni politik, ose fakti, se ai person bën pjesë në një grup të caktuar të shoqërisë.  

Formulari për azilkërkim bëhet me shkrim te kontrollori i pasaportës ose në polici. Formulari duhet të bëhet menjëherë sapo të vini në Finlandë ose menjëherë pas mbërritjes tuaj. Është e rëndësishme të tregoni arsyet pse kërkoni azil.

Pasi të keni kërkuar azil, ju keni të drejtë të banoni në Finlandë për aq kohë sa formulari juaj të jetë duke u shqyrtuar. Gjatë kësaj kohe nuk mund të udhëtoni jashtë shtetit. Në rast të kundërt, lënda juaj konsiderohet e zgjidhur dhe formulari nuk është më në fuqi. Strehimi organizohet në qendra të pranimit të refugjatëve në anë të ndryshme të Finlandës. Në qoftë se largoheni për një kohë të gjatë nga komuna e banimit ku jetoni, atëhere njoftoni autoritetin zyrtar që shqyrton lëndën tuaj për këtë.

Drejtoria e Migracionit merr vendimin për miratimin e kërkesës për azil.

Azilkërkuesit i miratohet statusi i refugjatit, nëse plotësohen kriteret përkatëse. Në vend të azilit, shtetasi i huaj që banon në Finlandë, mund të marrë lejeqëndrim në bazë të nevojës për mbrojtje , për shembull kur ai nuk mund të kthehet në vendin e tij për shkak të një konflikti të armatosur.

Nëse vendimi mbi çështjen e azilit është negativ, atëhere aplikanti kthehet në vendin nga ku ai është larguar. Vendimi i Dublinit do të thotë, se aplikanti kthehet në një tjetër shtet të BE-së. Aplikanti mund të ankohet për vendimin negativ në gjykatën administrative të Helsinkit dhe më pas, ai mund të kërkojë leje për t’u ankuar në gjykatën e lartë administrative.

Ndihmë dhe këshilla

Për çështje praktike mund të pyesni nëpunësit e qendrës së pranimit. Në se keni nevojë për këshilla juridike, mund të kërkoni ndihmë nga Këshilltari për refugjatë. Mund të pyesni edhe Ombudsmanin për minoritete (Vähemmistövaltuutettu). Për probleme të shëndetit mendor mund t’ju ndihmojë njësiti për të huaj i qendrës SOS (SOS-keskuksen ulkomaalaisten kriisipalvelu). Numri telefonik i njësisë së krizës është (09) 41350 501, në të cilin mund të telefonohet çdo ditë nga ora 9-15.00. Qendra e rehabilitimit për të keqtrajtuar (Kidutettujen kuntoutuskeskus) ndihmon viktima të keqtrajtimit.

Numrat e shërbimit telefonik të Drejtorisë së Migracionit
Mund të telefononi të martën, të mërkurën dhe të enjten nga ora 10.00-11.00.

Kërkesat për azil dhe çështjet e lejeqëndrimit lidhur me këto, numri i telefonit 071 873 3680

Përcaktimi i shtetit përgjegjës (Dublin), numri i telefonit 071 873 3620

Refugjatët e kuotuar, strehimet në komuna si dhe azilkërkuesit nën moshë, të cilët kanë ardhur vetëm, numri i telefonit 071 873 3690

Dokumentat e udhëtimit për refugjatë dhe pasaportat për të huaj, numri i telefonit 071 873 3640

Familja

Informacione të mëtejshme, se si mund të vijë familja juaj në Finlandë, mund të merrni në faqet internetore të Këshilltarit për refugjatë (Pakolaisneuvonta) në pikën ”Perheenyhdistäminen” (”Bashkimi familjar”) dhe në faqet internetore të Kryqi të Kuq të Finlandës, në finlandisht dhe suedisht. Mund edhe të këshilloheni me Kryqin e Kuq të Finlandës.

Informacione të mëtejshme

Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit dhe në faqet e internetit të Këshilltarit për Refugjatë do të gjeni informacione të mëtejshme mbi azilkërkimin, shqyrtimin e kërkesës për azilkërkim dhe mbi çështje të tjera

Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione për azilkërkues në gjuhët e mëposhtme:

shqip
finlandisht
suedisht
anglisht
frëngjisht
rusisht
somalisht
arabisht
në gjuhën kurde
darisht

Mund të pyesni në Drejtorinë e Migracionit nëpërmjet telefonit mbi kërkesat për lejeqëndrim, me bazë lidhjet familjare: të martën, të mërkurën dhe të enjten nga ora 10.00-11.00, numri i telefonit 071 873 3750.

Return home – Practical guide for a returnee guidë në gjuhën angleze për zhvendosjen mbrapsht në mënyrë vullnetare