Structure_LogoPart1



Racizmi dhe diskriminimi

Rasismi ja syrjintä

"Të gjithë njerëzit janë bërë nga e njëjta baltë."
(Proverb gjerman)

Sipas ligjit të Finlandës diskriminimi është krim.

Përfaqësuesi i minoriteteve (vähemmistövaltuutettu) është zyrtar, detyra e të cilit është të përfaqësojë minoritetet etnike dhe pozicionin e të huajve, barazinë, sigurinë ligjore si dhe marrëdhëniet e mira etnike në Finlandë.

Ju mund ti drejtoheni përfaqësuesit të minoriteteve nëse keni pësuar drejtpërdrejt diskriminim etnik ose e keni vërejtur një fakt të tillë. Në rast diskriminimi dhe pyetjesh të tjera, ju mund të telefononi në shërbimin për klientët në zyrën e përfaqësuesit të minoriteteve tel. 071 878 8666 (çdo ditë 10-12).

Edhe diskriminimi në punë (työsyrjintä) është krim. Në raste të tilla mund të njoftoni organinzyrtar të mbrojtjes në punë (työsuojeluviranomainen).

Nga faqet Yhdenvertaisuus.fi do të gjeni borshurën që flet për diskriminimin në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht
rusisht
somalisht
arabisht

Ligji mbi barazinë (yhdenvertaisuuslaki) ndalon diskriminimin, për shembull gjatë marrjes në punë dhe në shkollë. Njeriu nuk mund të diskriminohet në bazë të origjinës etnike, për shembull në shërbimet sociale dhe shëndetësore.

Informacione mbi këtë temë ka në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht (pdf)
suedisht (pdf)
anglisht (pdf)
gjuha saame (pdf)
rusisht (pdf)
arabisht (pdf)
somalisht (pdf)
spanjisht (pdf)
frëngjisht (pdf)
 

Ndihma në rast diskriminimi

Shih edhe rrjetin Rasmus (Rasmus-verkosto)

Krim racist mund të jetë, për shembull diskriminimi, kërcënimi, ngacmimi ose dhuna. Në rast se bëheni objekt i krimit racist, njoftoni policinë. . Shkoni në stacionin më të afërt të policisë ose bëni deklarimin e kundravajtjes (ose të krimit) në internet. Në se shëndeti ose jeta juaj është në rrezik, ose në se kërkohet menjëherë ndërhyrja e policisë, atëhere mund të telefononi në numrin e përgjithshëm të urgjencës. Numri i përgjithshëm i urgjencës është 112. Policia do t’ju bëjë pyetje të ndryshme dhe më vonë do t’ju thërrasë për intervistë. Në rast se keni nevojë për përkthyes ose avokat, ju keni të drejtë t’i keni ata në dispozicion. Në qoftë se lajmëroni paraprakisht se keni nevojë për përkthyes, policia do t’ju ofrojë falas shërbimin e përkthimit.

Ndihmë legale ofrojnë avokatët dhe juristët e tjerë si dhe juristët publikë që punojnë në zyrën e ndihmës legale të shtetit valtion oikeusaputoimisto.

Për informacione të mëtejshme mbi këtë temë shihni faqen e rrjetit Rasmus të Bashkimit të të Drejtave të Njeriut në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht
frëngjisht
spanjisht
turqisht
kroatisht

Bashkimi i të Drejtave të Njeriut po mbledh eksperiencat e personave që kanë qenë objekt i diskriminimit për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve ndihmëse dhe këshilluese. A dëshironi t’i raportoni mbi racizmin që keni provuar Bashkimit të të Drejtave të Njeriut?