Töihin Suomeen
Në se shetasi i huaj dëshiron të punojë në Finlandë, atëhere ai ka nevojë për lejqëndrim.
Lejeqëndrimi për punëtorin
Në qoftë se e dini vendin e punës në Finlandë, mund të kërkoni lejeqëndrimin e punëtorit (työntekijän oleskelulupa). Zakonisht lejen e parë duhet ta kërkoni para se të vini në Finlandë, nga përfaqësia e Finlandës, e cila ndodhet në vendin tuaj. Informacione mbi lejeqëndrimin e punëtorit ka në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit.
Kur kërkoni lejeqëndrim si punëtor, mos harroni se bashkangjitur me formularin tuaj duhet të jetë edhe formulari i plotësuar dhe i nënshkruar nga punëdhënësi juaj (TM 0.54). Nëse zyra e punës dhe e sipërmarrjes jep vendim pozitiv, atëhere Drejtoria e Migracionit mund t’i miratojë punëtorit lejeqëndrimin. Në faqet e internetit të zyrës së punës dhe të sipërmarrjes do të gjeni të dhënat e zyrave të punës dhe sipërmarrjes, të cilat shqyrtojnë çështjet lidhur me lejet dhe regjistrimin. Procesi i aplikimit mund të jetë i gjatë.
Për të kërkuar vazhdimin e lejeqëndrimit si punëtor në Finlandë, dorëzoni formularin në stacionin lokal të policisë.
Lejeqëndrimi për personin që ushtron biznes
Shtetasit e BE:së dhe ata që konsiderohen të njëjtë me të lartpërmendurit mund të ushtrojnë lirisht biznesin e tyre në Finlandë. Të tjerët kanë nevojë për lejeqëndrimin e personit që ushtron biznes (elinkeinonharjoittajan oleskelulupa), në qoftë se kanë ndërmend të ushtrojnë biznesin e tyre në Finlandë.
Aplikoni për lejeqëndrim para se të vini në Finlandë, në përfaqësinë e Finlandës në atë vend ku banoni. Lejeqëndrimi mund të jepet vetëm për një biznes fitimprurës. Qendra lokale për biznes, transport dhe mjedis (ELY-keskus) (ish-TE-keskus) vlerëson nëse aktiviteti tregtar mund të ketë sukses dhe nëse ushtruesi i biznesit mund të nxjerrë aq fitime sa të sigurojë jetesën e tij. Qendra ELY (ELY-keskus) merr vendim përkatës lidhur me këtë. Nëse vendimi është pozitiv, atëhere Drejtoria e Migracionit mund t’i miratojë aplikantit lejeqëndrimin për ushtrimin e biznesit.
Informacione të mëtejshme
Informacione të mëtejshme ka në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në faqet e internetit të Drejtorisë së Migracionit ka informacione të mëtejshme mbi vizat dhe lejeqëndrimet e shtetasve të cilët nuk janë shtetas të BE-së, në finlandisht, suedisht, anglisht, frëngjisht dhe rusisht.
Shërbimi telefonik i Drejtorisë së Migracionit funksionon të marten, të mërkurën dhe të enjten nga ora 10.00-11.00 duke iu përgjigjur pyetjeve të cilat kanë të bëjnë me kërkesat për lejeqëndrim të punëtorëve dhe të ushtruesve të biznesit, në numrin 071 873 3710.
Në faqet internetore të Punës në Infopankki do të gjeni më shumë informacione përveç të tjerash, edhe për kulturën e punës së finlandezëve, kërkimin e punës, krijimin e biznesit personal dhe sigurimin ndaj papunësisë.
Në faqet internetore të drejtorisë së punësimit ka informacione mbi jetën dhe punën në Finlandë në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
anglisht
Në faqet e internetit çështjet e Lejeve (lupa-asiat), të Infopankki-t, ka informacione mbi letërnjoftimin për shtetasin e huaj.