Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Helsinki

Työ Helsingissä

Puna në Helsinki

Në faqen e internetit Puna, të Infobankës, ka informacione të përgjithshme mbi kërkimin e punës, të drejtat dhe detyrat e punëtorëve, mbi sigurimin për të papunët dhe mbi hapjen e biznesit privat në Finlandë.

Në faqen e metropolit të kryeqytetit të Infobankës, Puna ka informacione mbi punën në metropolin e kryeqytetit.

Zyrat e punës dhe sipërmarrjes (Työ- ja elinkeinotoimisto)

Shtetasit e BE/BEE-së

Shtetasit e BE/BEE-së, me banimi të rregullt në Helsinki, mund të regjistrohen si të papunë në kërkim të punës, në zyrën e EURES-it, të zyrës së punës dhe sipërmarrjes të Helsinkit, dega e Kluvit (Kluuvi).

Shtetasi i BE/BEE-së që ka qenë i papunë në vendin e vet, pasi të mbërrijë në Helsinki, duhet menjëherë të paraqitet në informacionin e seksionit të EURES-it, të zyrës së punës dhe sipërmarrjes së Helsinkit, dega e Kluvit (Kluuvi). Në këtë mënyrë, personi ka të drejtë për të marrë kompensim papunësie (kjo prek punëtorët që vijnë me formularin 303, të cilët në vendin e tyre kanë të drejtë për të marrë kompensim papunësie). Personat që transferohen në Espo, Vanta dhe Kauniainen, duhet të regjistrohen në zyrat e punës dhe sipërmarrjes të qytetit përkatës. 

Zyra e punës dhe sipërmarrjes së Helsinkit / dega e Kluvit (Kluuvi)
Seksioni EURES për punë

Mikonkatu 7 , kati i 4-t
00100 HELSINKI
Tel. 010 6070 860 tai 010 19 4525
Faks. 010 6070 803

Hapur: e hënë – e premte ora 9.00 - 15.45
Shërbimi me telefon: e hënë – e premte ora 9.00 - 16.00

Personat që vijnë nga vende, jashtë zonës së BE/BEE-së

Personat që vijnë nga vende jashtë zonës së BE/BEE-së dhe që banojnë në Helsinki, do të shkojnë për herë të parë për t’u regjistruar në seksionin për imigrantë, të zyrës së punës dhe sipërmarrjes së Helsinkit.

Zyra e punës dhe sipërmarrjes së Helsinkit (Helsingin työ- ja elinkeinotoimisto)
Seksioni për shërbimet për imigrantë (Maahanmuuttajapalveluiden yksikkö)

Haapaniemenkatu 4 A, kati i 2-të
00530 Helsinki 
Tel.   010 19 4434 ja 010 60 70490
Faks. 010 60 70401

Hapur: e hënë-e premte ora 9.00-15.45 
Shërbimi me telefon: e hënë-e premte ora 9-16

Çmimet e telefonatave në finlandisht.

Zyrat e punës dhe sipërmarrjes në finlandisht dhe suedisht

Dëshironi të punoni në qytetin e Helsinkit?

Vendet e lira të punës, në drejtoritë e ndryshme të qytetit të Helsinkit, gjenden në faqet e internetit Helsinkirekry në finlandisht

A dëshironi të punoni përkohësisht në qytetin e Helsinkit?

Informacione mbi punën e përkohshme në qytetin e Helsinkit, ka në faqet e internetit të kompanisë për shërbime personeli, Seure, në finlandisht.

Sipërmarrës në Helsinki?

Për personat që synojnë në merren me biznes, ka informacione në faqen Puna (työ), të metropolit të kryeqytetit, në rubrikën Hapja e biznesit në metropolin e kryeqytetit.

Në faqen e internetit të shërbimeve për sipërmarrjen, të qytetit të Helsinkit, ka informacione në finlandisht, suedisht dhe anglisht për të gjithë ata që synojnë të merren me biznes dhe që dëshirojnë ta zhvillojnë biznesin më tej biznesin e tyre. Në këtë faqe gjendet edhe një indeks i informacionit të shërbimeve për sipërmarrësit në finlandisht dhe suedisht.

Shërbimet për bizneset e imigrantëve të metropolit, e Biznesit në Helsinki, ofron këshilla për imigrantë lidhur me çështjet e sipërmarrjes.

Këshillat për biznesin jepen në finlandisht, suedisht, anglisht, gjermanisht, estonisht, rusisht dhe arabisht.

YritysHelsinki
Kaisaniemenkatu 6 A, kati 6
00099 Helsingin kaupunki
Tel. (09) 310 36360
Faks (09) 310 36369
hapur e hënë-e premte 8.30-16.30

Informacione mbi Biznesin në Helsinki në finlandisht, suedisht, anglisht, estonisht, rusisht dhe arabisht.

Në faqet e internetit të Helsinki Business Hub, do të gjeni informacione në anglisht mbi Helsinkin si qytet për sipërmarrje.

Informacione të mëtejshme mbi hapjen e biznesit në Finlandë ka në faqen e Infobankës, Biznesi privat.