Structure_LogoPart1



Politika dhe administrata në Finlandë

Politiikka ja hallinto Suomessa

Sistemi politik

Finlanda është republikë demokratike. Presidenti zgjidhet nëpërmjet zgjedhjeve popullore çdo gjashtë vjet. Presidenti i tanishëm i Finlandës është Tarja Halonen (2006–2012).

Finlanda ka një parlament me 200 anëtare. Parlamenti zgjidhet çdo katër vjet.

Kryeministri dhe ministrat e tjerë të zgjedhur nga parlamenti, përbëjnë kabinetin (valtioneuvosto) i cili e përdor pushtetin e qeverisë së bashku me presidentin e republikës.

Finlanda është anëtare e Bashkimit Europian (Euroopan Unioni). Përfaqësuesit e Finlandës për në parlamentin e Europës së Bashkuar zgjidhen çdo pesë vjet.

Administrata e shtetit dhe administrata lokale

Në Finlandë administrata e shtetit ndahet në administratën qendrore dhe në atë lokale e rajonale. Në administratën qendrore përfshihen kabineti, organizmat dhe institucionet kryesore në rang republike si për shembull, qendra e regjistrimit të popullates (väestörekisterikeskus) dhe KELA.

Administrata rajonale dhe lokale përbëhet nga zyrtarë, aktiviteti i të cilëve është rajonal ose lokal, si për shembull, zyrat e administratës lokale dhe qendrat për biznes, transport dhe mjedis (qendrat ELY). Zyrtarët e administratës rajonale dhe lokale të shtetit bashkëpunojnë me administratat e komunave.

Në Finlandë, komunat  kanë vetëqeverisje. Komunat u sigurojnë banorëve shërbimet bazë të përcaktuara me ligj. Organi më i lartë vendimmarrës i komunës është këshilli komunal, i cili zgjidhet çdo katër vjet, në zgjedhjet komunale. 

Lexo me shumë në faqet e Suomi.fi

Lidhje për në faqe të dobishme

Në këto faqe do të gjeni
Informacione mbi zgjedhjet në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Informacione mbi demokracinë dhe mbi influencën e qytetarëve në politikë (gjuhët: finlandisht, suedisht, anglisht, rusisht, arabisht, somalisht, estonisht dhe shqip)
Informacione mbi influencën e qytetarëve në komuna (Vallakas finlandisht dhe suedisht)