Structure_LogoPart1



Plani i veprimtarisë së biznesit

Liiketoimintasuunnitelma

Në planifikimin e veprimtarisë së biznesit duhen analizuar anët e forta dhe dobësitë e njohurive tuaja, cilësitë e produktit ose të shërbimit që ofronni, klientët  dhe dëshirat e tyre si dhe konkurentët me produktet dhe mënyrën e tyre të veprimit. Thelbi i planit të veprimtarisë së biznesit është plani i veprimit i biznesit vetjak, ku shkruhet hollësisht mbi mënyrën e veprimit, vendin ku dhe si do të jetë biznesi, për çfarë lloj mjetesh prodhimi dhe fuqi punëtore ka nevojë dhe mjetet e reklamës e të përkrahjes së shitjes që do përdoren. Gjithashtu duhet sqaruar nëse sigurimet arrijnë të mbulojnë rreziqet e veprimtarisë së biznesit. Në planin e veprimtarisë së biznesit duhet shkruar edhe mbajtja e kontabilitetit, plani ekonomik dhe mbikqyrja e zbatimit të planeve.

Informacione të mëtejshme

Qendra të ndryshme për këshilla në biznes japin udhëzime më të hollësishme mbi hartimin e planit të veprimtarisë së biznesit. Në faqet e tyre mund të shkarkoni udhëzues mbi biznesin, në finlandisht dhe anglisht, si dhe shembuj dokumentesh e modele për planin e veprimtarisë së biznesit.

Qendra për bizneset e reja (Uusyrityskeskus)
Sipërmarrja-Finlanda (Yritys-Suomi)
Qendra për  biznes, transport dhe mjedis (qendra ELY)