Perustietoa Suomesta
- Finlanda është republikë dhe anëtare e BE-së
- Gjuhët zyrtare janë finlandishtja dhe suedishtja (5% e popullsisë ka si gjuhë amtare suedishten)
- Ka rreth 5 200 000 banorë
-
Në Helsinki, kryeqytetin e vendit, ka rreth 560 000 banorë
- Sipërfaqja e Finlandës është 338 127 km2, nga e cila 33 522 km2 është sipërfaqja e mbuluar nga uji.
- Finlanda është e gjatë 1160 km nga veriu në jug Suomi on 1160 km pitkä pohjois-etelä-suunnassa
- Vendi ndahet në 5 qarqe administrative. Këta qarqe janë: Qarku i Finlandës Jugore (Etelä-Suomen lääni), Qarku i Finlandës Perëndimore (Länsi-Suomen lääni), Qarku i Finlandës Lindore (Itä-Suomen lääni), Qarku i Oulus (Oulun lääni) dhe Qarku i Laponisë (Lapin lääni). Gjithashtu, në Finlandë bën pjesë edhe provinca autonome e Ahvenamaa-së.
- Gjithsej ka 416 348 (që prej fillimit të vitit 2009) komuna.
- Fqinjët e Finlandës janë Rusia (në lindje), Norvegjia (në veri) dhe Suedia (në perëndim)
Në faqet e Ministrisë e Brendshme ndodhet guida Shtëpia në Finlandë, e cila përfshin informacione mbi jetesën, shkollimin dhe sigurimin social të të shpërngulurve në gjuhët e mëposhtme:
shqip
finlandisht
suedisht
anglisht
frëngjisht
rusisht
serbokroatisht
somalisht
gjuha farsi
kurdisht
arabisht
vietnamisht
gjuha dari
estonisht
gjuhë e qartë (finlandisht)
Lidhje për në faqe të dobishme
Shërbimi Suomi.fi ofron informacione të shumëllojshme për autoritetet zyrtare, për banimin dhe për shërbimet në Finlandë në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në faqet e internetit thisisFinland, ka informacione në anglisht, ndër të tjera edhe për kulturën finlandeze si dhe për statistikat që lidhen me Finlandën.
Në enciklopedinë internetore të Wikipedias ka informacione të përgjithshme për Finlandën.
Në faqet e Qendrës së Statistikave ka statistika për Finlandën në finlandisht, suedisht, anglisht, frengjisht dhe gjermanisht.