Structure_LogoPart1



Nga të gjej punë?

Mistä työtä?

"Njeriu punon ashtu sikur ha."
(Proverb çek)

Gjetja e punës

Kur kërkon punë, natyrisht që keni mundësi të ndryshme. Vendet e punës mund t’i kërkoni në gazeta. Në internet rruga më e lehtë për të kërkuar punë është në adresën vendet e punës (avoimia työpaikkoja). Mund të kërkoni punë edhe nëpërmjet televizorit: në teletekst dhe në disa programe ka informacione mbi vendet e lira të punës. Mund t’i ndiqni lajmërimet për punë në tabelën e njoftimeve, për shembull, në institucione të ndryshme shkollore. Mos harroni të lexoni lajmërimet për punë para se të plotësoni formularin për punë.

Mos harro të lexosh me kujdes njoftimet për punë, para se të plotësosh formularin për punë. Shih këtu modelin në gjuhën finlandeze, si lexohet njoftimi për punë.

Përkthimet e modelit në gjuhët e mëposhtme:
arabisht  
anglisht
serbokroatisht  
rusisht

Megjithatë vetëm 20 % e vendeve të lira të punës publikohen. Është shumë e rëndësishme të krijosh rrjetin tënd. Miqtë, kushërinjtë dhe fqinjët mund të të japin informacione. Gjithashtu edhe marrëdhëniet e përkohshme të punës duhen shfrytëzuar për të krijuar shumë kontakte. Ja vlen edhe t’u dërgosh punëdhënësve kërkesë pune në formë të lirë, ndonëse ata s’mund të kenë për momentin vende të lira pune.

Alternativa të ndryshme (vaihtoehtoja on monenlaisia )

Në rast se nuk gjen punë të plotë (8-orëshe), mund të bësh punë me orar të reduktuar ose të punosh si agjent i lirë. Puna me orar të reduktuar është mundësi e mirë për të marrë përvojë pune. Për më tepër, puna me orar të reduktuar i ofron punëtorit më shumë kohë të lirë për shembull, për familjen, për aktivitetet e kohës së lirë dhe për studime. Mos harro se në rast se bën punë si agjent i lirë (freelancerina), në shumicën e rasteve zyra e punës dhe e sipërmarrjes nuk të konsideron si të papunë. Në se je aktiv, atëhere ke mundësinë edhe të hapësh biznesin tënd. Nëpërmjet zyrës së punës dhe të sipërmarrjes është e mundur të gjesh punë të ndryshme me asistencë ose të shkosh në praktikë pune. Kontrata për mësim në punë është gjithashtu një mundësi për të gjetur punë. Njihu me mundësitë e ndryshme.