Kansalaisuus
Mbi aplikimin për nënshtetësinë finlandeze
Ju keni mundësi të merrni nënshtetësinë finlandeze nëse keni mbushur 18 vjeç, nëse keni banuar në Finlandë rregullisht për një kohë të mjaftueshme dhe nëse ende banoni në Finlandë. Ju duhet të dëshmoni identitetin tuaj. Gjithashtu ju duhet të tregoni planin, se si ju dhe familja juaj do t’i siguroni të ardhurat tuaja. Për më tepër, ju duhet të zotëroni njohurinë e gjuhës finlandeze, ose suedeze, ose të gjuhës finlandeze të shenjave. Aftësia e gjuhës duhet provuar, për shembull, duke kaluar provimin e përgjithshëm të gjuhës. Aftësia gjuhësore duhet të jetë e shkallës së tretë. Informacione mbi provimin e gjuhës do të gjeni në faqet internetore të administratës arsimore (opetushallitus).
Informacione të mëtejshme në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Procesi i aplikimit mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Marrja e nënshtetësisë mund të zgjasë edhe më shumë kohë nëse ke bërë ndonjë krim, ose nëse nuk ke paguar, për shembull, tatimet ose gjobat. Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit do të gjeni informacione të mëtejshme mbi kërkesat që duhen plotësuar dhe informacione mbi kohën e pritjes për aplikimet për nënshtetësi finlandeze.
Kërkesa për nënshtetësi bëhet me anë të formularit të Drejtorisë së Migracionit. Këtë formular mund ta merrni në stacionin lokal të policisë. Kërkesa duhet dorëzuar personalisht në stacionin e policisë në komunën ku banoni. Merrni me vete edhe çertifikatën e identifikimit. Vendimi për nënshtetësi kushton. Pagesa duhet bërë paraprakisht, në të njëjtën kohë kur dorëzoni edhe formularin përkatës.
Informacione të mëtejshme mbi nënshtetësinë dhe çështje të tjera lidhur me të gjeni në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
anglisht
Njoftimi për nënshtetësi
Personat e mëposhtëm mund ta marrin nënshtetësinë finlandeze duke bërë njoftimin:
- Fëmija që lind jashtë kufijve të Finlandës, me nënë të huaj por që në momentin e lindjes ka patur për baba një person me nënshtetësi finlandeze dhe atësia është e konfirmuar
- Fëmija që lind jashtë kufijve të Finlandës, me nënë të huaj, por që në momentin e lindjes ka patur për baba një person me nënshtetësi finlandeze, atësia e të cilit është konfirmuar vetëm pasi fëmija ka mbushur moshën 18-vjec ose që është martuar para konfirmimit
- Fëmija i adoptuar nga mosha 12 - 17-vjec, njëri nga prindët e të cilit është shtetas finlandez
- Person në moshë të re (18 - 22-vjec), i cili ka banuar për një kohë të gjatë në Finlandë
- Shtetas i vendeve skandinave ose
- Ish-shtetas i Finlandës
Informacione të mëtejshme mbi njoftimin për nënshtetësi mund të gjeni në faqet e internetit të Drejtorisë së Migracionit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Formularë me anë të të cilëve mund të kërkoni nënshtetësinë ose të bëni njoftimin për nënshtetësi:
finlandisht
suedisht
anglisht
Numrat telefonik të shërbimit të Drejtorisë së Migracionit
Mund të telefononi të martën, të mërkurën dhe të enjten nga ora 10.00-11.00.
Plotësimi i formularit për nënshtetësi dhe kushtet (kur nuk e ke dorëzuar ende formularin), numri i telefonit 071 873 3650.
Bërja e njoftimit për nënshtetësi dhe kushtet (kur nuk e ke dorëzuar ende formularin), numri i telefonit 071 873 3660.
Pyetjet mbi ecurinë e kërkesës dhe të njoftimit për nënshtetësinë, si dhe kërkesat për plotësim të dokumentacionit (kur e keni dorëzuar formularin), numri i telefonit 071 873 3670.
Mund të lexoni mbi ligjin për nënshtetësinë finlandeze nga kjo faqe. (Finlex)
Dyshtetësia
Legjislacioni i Finlandës e pranon dyshtetësinë. Megjithatë, legjislacioni i shtetit tjetër influencon në faktin, nëse personi mund të marrë edhe një tjetër nënshtetësi përvec nënshtetësisë që ka. Për këtë çështje ia vlen të informoheni në përfaqësinë e shtetit përkatës. Informacione të mëtejshme ka në faqet e internetit të Drejtorisë së Migracionit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.