Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Ndihmë në kërkimin e punës

Apua työnhakuun

Regjistrimi si i papunë (työttömäksi ilmoittautuminen )

Në se mbetesh i papunë, mos harro të regjistrohesh në ditën e parë të papunësisë në zyrën e punës dhe të sipërmarrjes. Merr me vete të gjitha dëftesat e punës dhe të shkollës. Në se mungon ndonjë dëftesë, atë mund ta sjellësh më vonë. Mos harro të marrësh me vete pasaportën ose ndonjë çertifikatë tjetër zyrtare, ku të duket leja jote e qëndrimit.

Shërbimet e zyrës së punës dhe sipërmarrjes (Työ- ja elinkeinotoimiston palvelut )

Shërbimet kryesore të zyrës së punës dhe sipërmarrjes janë: dhënia e punës (työnvälitys), shkollimi për fuqinë punëtore (työvoimakoulutus), ndihmë në përzgjedhjen e profesionit (ammatinvalinnanohjaus) si dhe shërbimi për informacionet për shkollim dhe profesion. Këshilltari për punë (työvoimaneuvoja) bën intervistën e punës me ty, dhe diskuton mbi dëshirat e tua dhe mbi aftësitë e tua. Mund të tregosh se çfarë lloj pune ose shkollimi të intereson. Mund të bisedosh edhe për kërkimin e punës. Këshilltari i punës përgatit bashkë me ty planin e kërkimit të punës (työnhakusuunnitelman).

Sigurimi i papunësisë (työttömyysturva )

Gjatë kohës tënde të papunësisë ti ke mundësi të marrësh sigurime të ndryshme të papunësisë: paratë ditore, paratë bazë ditore ose asistencën nga tregu i punës. Për më tepër, lexo në faqen e Inforpankki-t, sigurimi gjatë papunësisë (turvaa työttömyysaikana).

Kërkimi i punës (Työnhaku )

Në zyrën e punës dhe të sipërmarrjes mund të merrni informacione mbi vendet e lira të punës. Në se nuk gjen vende të lira pune nga tregjet e punës, prapseprap ti ke shumë mundësi. Mund të provosh praktikë pune, një periudhë punësimi, mund të provosh periudhë pune me asistencë të ndërlidhur, ose të mësosh nëpërmjet punës. Lexo më shumë për këto alternativa në faqen e Inforpankki-t, Mënyra të ndryshme për të gjetur punë (eri tapoja löytää työtä).

Informacione të mëtejshme mbi shërbimet e zyrës së punës dhe të sipërmarrjes, ka në faqet e internetit, të Drejtorisë së Punësimit.

Ku gjendet zyra më e afërt, e punës dhe sipërmarrjes?

Zgjidh nga faqet internetore të drejtorisë së punësimit emrin e komunës tënde.