Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Helsinki

Tervetuloa Helsinkiin

Mirësevini në Helsinki!

Helsinki shtrihet në qarkun e Finlandës Jugore (Etelä-Suomi), në brigjet e gjirit të Finlandës. Numri i banorëve të Helsinkit është 578 000. Në vitin 2008, 9,6 % e banorëve të qyetetit kishin për gjuhë amtare një gjuhë huaj.

Në faqet e internetit të qytetit të Helsinkit ka informacione të mëtejshme dhe lidhje të faqeve të internetit në finlandisht, suedisht, anglishtfrëngjisht, gjermanisht dhe rusisht.

Në Virtuaali-Helsinki mund të gjeni ndërtesat që shtrihen në qendrën e Helsinkit dhe shërbimet që ofrohen. Virtuaali-Helsinki në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në hartën e shërbimeve të qytetit të Helsinkit do të gjeni shërbimet që ofrohen nga qyteti i Helsinkit. Informacionet mund t’i kërkoni në bazë të shërbimit që kërkoni, në bazë të adresës tuaj ose të një fjale që dëshironi. Harta e shërbimeve në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në faqen e internetit Mirësevini në metropolin e Helsinkit, të Infobankës, ka informacione mbi metropolin e Helsinkit, shërbimet e informacionit, vendimmarrjen dhe influencën në vendimmarrje, mbi transportin publik si dhe mbi autoritetet më të rëndësishme zyrtare në metropolin e Helsinkit.

Informacione në gjuhë të ndryshme

Në faqet e internetit të qytetit të Helsinkit ka një faqe të posatshme për imigrantët e Helsinkit, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Virka Info

Virka Info ofron shërbime dhe informacione për imigrantët që banojnë në Helsinki.

Virka Info ofron këshilla dhe informacione lidhur me faza të ndryshme të jetës së njeriut. Në zyrën Virka Info-s mund të pyesni mbi lejet e qendrimit, kurset shkollore, aplikimet për nënshtetësi, banimin, sigurimin social, punën, shkollimin e shëndetin. Zyra e Virka Info-s jep edhe të dhëna mbi funksionimin dhe shërbimet që ofrojnë autoritetet zyrtare dhe shoqatat e ndryshme.

Nëpunësit e zyrës së Virka Info-s shërbejnë në finlandisht, rusisht, somalisht, arabisht, anglisht, bullgarisht, turqisht dhe në gjuhën kurde. Në rast nevoje, rezervohet përkthyesi. Brenda mundësive, këshillat mundohen të jepen në gjuhën amtare të klientit. Nëse dëshironi të bëni një takim me nëpunësin e zyrës së Virka Info-s, zakonisht nuk ka nevojë të rezervoni paraprakisht, megjithatë rezervimi paraprak rekomandohet nëse dëshironi të shmangni pritjen në radhë. 

Informacionet e kontaktit:

Virka Info
Pohjoisesplanadi 11-13

Rezervimi i takimit (në finlandisht, suedisht dhe anglisht) dhe informacioni
Tel. (09) 310 62674
Faks (09) 310 62286
Hapur për klientë: e hënë-e martë dhe e enjte-e premte ora 9-15, të mërkurën ora 9-18

Informacione të mëtejshme mbi shërbimet e Virka Info-s në finlandisht dhe suedisht, arabisht, somalisht dhe rusisht.

Të rinjtë

Në faqen e internetit të qytetit, ka një përmbledhje me lidhje të vlefshme për të rinj, në finlandisht, suedisht dhe anglisht

Qendra e Informacionit për të Rinjtë ”Kompassi”

Qendra e Informacionit për të Rinjtë ”Kompassi” ofron informacione, udhëzime dhe këshilla për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë e të rejat, si për shembull, informacione mbi punën, shkollimin, shpërnguljen jashtë shtetit dhe mbi veprimtaritë e kohës së lirë. Në faqen e internetit të Qendrës së Informacionit për të Rinjtë ”Kompassi” ka informacione të mëtejshme në finlandisht, suedisht dhe në anglisht.

Qendra për Çështjet e të Rinjve (Nuorisoasiainkeskus)

Qendra për Çështjet e të Rinjve ofron mbështetje dhe këshilla për të rinj. Në faqen e internetit të Qendrës së Çështjeve për të Rinj ka informacione të mëtejshme në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Virka Info

Virka Info është një zyrë informacioni, që përgjigjet për pyetje lidhur me qytetin e Helsinkit dhe për shërbimet që ai ofron. Kjo zyrë gjendet në ndërtesën e qytetit të Helsinkit, në adresën Pohjoisesplanadi 11–13.

Këshilla me telefon, e hënë – e premte ora 9-15, tel. (09) 310 11111.

Informacione të mëtejshme mbi Virka-Infon në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Vendimmarrja dhe influenca e qytetarëve në Helsinki

Në faqen e internetit të qytetit të Helsinkit, ka informacione mbi administratën e qytetit të Helsinkit dhe vendimmarrjen në finlandisht,suedisht dhe anglisht.

Përshtypjet dhe propozimet

Nëpërmjet faqeve të internetit të qytetit të Helsinkit, mund të lini përshtypjet tuaja, të bëni pyetje, propozime, falenderime, kritika ose komente të tjera për drejtoritë dhe institucionet e ndryshme zyrtare të qytetit, në finlandisht, suedisht dhe anglisht. Gjithashtu, mund të lini përshtypjet tuaja edhe për grupin drejtues të përfaqësisë së qytetit, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Informacionet e qytetit të Helsinkit

Institucionet zyrtare të qytetit të Helsinkit i botojnë lajmet lidhur me temat aktuale, në faqet përkatëse të internetit. Lidhjet e të gjitha institucioneve zyrtare dhe lidhjet e faqeve me lajme të institucioneve zyrtare gjenden në faqen e lajmeve të përbashkëta, të shërbimit në rrjet Hel.fi, në finlandisht. Shihni edhe versionin në internet të broshurës me njoftime, të qytetit të Helsinkit, Helsinki-info, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Bordi negociator për çështje të imigracionit dhe të integrimit në vend (Maahanmuutto- ja kotoutumisasioiden neuvottelukunta)

Në Helsinki funksionon bordi negociator për çështje të imigracionit dhe të integrimit në vend, që ka për detyrë zhvillimin e shërbimeve për migracionin dhe imigrantët, mbështetjen e barazisë dhe mbikqyrjen mbi zbatimin e strategjisë së qytetit në çështje të rëndësishme për imigrantët.

Në faqet e internetit, të Qendrës së personeleve (Henkilöstökeskus) ka informacione të mëtejshme në finlandisht, anglisht dhe rusisht.

Në faqen e Infobankës Politika dhe administrata, ka informacione të mëtejshme mbi influencën në vendimmarrje, në Finlandë.

Autoritete të rëndësishme zyrtare në Helsinki

Policia

Departamenti i policisë së Helsinkit u shërben banorëve të Helsinkit. Zyra për imigrantë e policisë për të huaj ofron shërbimet e saj në çështjet e mëposhtme:

  •  lejeqëndrimet
  • lejeqëndrimet e punëtorëve
  • çështjet e lejeqëndrimeve
  • shtyrjet e vizave
  • vizat për personat e riatdhesuar (paluuviisumit)
  • pasaportat për të huaj, dokumentat e udhëtimit për të huaj, dokumentat për të huaj
  • çështjet e nënshtetësisë
  • çështjet lidhur me letërnjoftimet e të huajve. 

Policia për të huaj/Seksioni për imigrantë (Ulkomaalaispoliisi /Maahamuuttoyksikkö)
Viljatie 2
00700 Helsinki

Shërbimi për publikun: e hënë – e premte ora 8 - 16.15
Tel. 071 877  3220 (e hënë – e premte ora 9 - 11)
Faks. 071 877 2819

Informacione mbi policinë për të huaj në finlandisht dhe anglisht.

Në ndërtesën e policisë së Kaarti-t, mund të merrni shërbime lidhur me patentat e drejtimit të automjeteve për të huaj (Kaartin poliisitalo), e hënë-e premte ora 8-16.15.

Shtëpia e policisë së Kaartit (Kaartin poliisitalo)
Punanotkonkatu 2
00131 Helsinki
Tel. 071 877 3180 (informacionet e hënë-e premte ora 10–14) 

Mund të dorëzoni aplikimin për letërnjoftim në zyrat e tjera të shërbimeve të departamentit të policisë të Helsinkit. Informacionet e kontaktit të zyrave të shërbimeve të departamentit të policisë së Helsinkit në finlandisht dhe suedisht.

Në Infobankë ka informacione të mëtejshme për detyrat e policisë në faqen Policia dhe për çështjet e lejeve në faqen Çështjet e lejeve

Instituti i Sigurimeve Sociale (Kansaneläkelaitos Kela)

Informacionet e kontaktit të zyrave të Kelas në Helsinki, gjenden në faqet e internetit të Kela-s, nëpërmjet motorit të kërkimit, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Lexoni për detyrat e Kela-s në faqen e internetit Kela, të Infobankës.

Zyrat e punës dhe sipërmarrjes, të Helsinkit

Zyrat e punës dhe sipërmarrjes në Helsinki

Shërbimet sociale në Helsinki

Shërbimet sociale në Helsinki

Zyra e tatimeve 

Në rubrikën Autoritete të rëndësishme zyrtare, të faqes Mirësevini në metropolin e Helsinkit, të Infobankës, gjenden informacionet e kontaktit të zyrës së përbashkët tatimore të metropolit të kryeqytetit.

Zyra e shërbimit të Vuorikatu-s (Vuorikadun palvelupiste)
Vuorikatu 14 (blloku Fennia, kati 1),
00100 Helsinki
e hënë-e premte, 9-16.15

Në faqet e internetit Zyra e tatimeve dhe Tatimi, të Infobankës, ka informacione të mëtejshme mbi tatimin në Finlandë.

Zyra e gjendjes civile (Maistraatti)

Lexoni për detyrat e zyrës civile në faqen Zyra e gjendjes civile, të Infobankës.

Zyra e gjendjes civile të Helsinkit (Helsingin maistraatti)
Albertinkatu 25
00181 HELSINKI
Tel. 071 87 30191
Faks. 071 87 31191
Hapur e hënë – e premte ora 8 – 16.15

Shërbimet e përkthimit në Helsinki

Në faqen e Infobankës A keni nevojë për përkthyes? ka informacione mbi përdorimin e përkthyesit.

Fatura në internet në Helsinki

Qyteti i Helsinkit ofron mundësinë për të paguar nëpërmjet internetit për shembull, pagesën për kujdesin ditor të fëmijëve, pagesën për aktivitetin pasditor që organizohet nga Drejtoria e Arsimit, faturat e qendrës shëndetësore si dhe faturat e rrymës dhe të ujit, të Helsingin Energia-s dhe të Helsingin Vesi-t.

”E-lasku” (fatura në internet) është një faturë e cila mund të paguhet direkt nga banka juaj në internet. Fillimisht bëhet kontrata për aktivizimin e pagesës së faturave në bankën në internet dhe pastaj zgjidhni qytetin e Helsinkit si dërgues të pagesës. Për kontratën ju nevojitet numri juaj personal. Informacione të mëtejshme mund të kërkoni pranë bankës tuaj. 

Në faqen e shërbimit të administratës së financës ka informacione të mëtejshme në finlandisht dhe suedisht mbi faturën në internet.