Structure_LogoPart1



Mirësevini në Finlandë

Tervetuloa Suomeen

Jeni futur në këto faqe interneti, sepse po mendonni të transferohni në Finlandë ose tashmë jeni transferuar në Finlandë.

Në Infopankki do të gjeni informacione të përgjithshme mbi shoqërinë dhe kulturën finlandeze (Tervetuloa Suomeen), mbi lejet që duhen për të banuar në Finlandë (Lupa-asiat), mbi gjetjen e banesës (Asuminen), mbi mësimin e gjuhës finlandeze (suomen kieli), mbi punën dhe aktivitetin sipërmarrës (työ), mbi shkollimin (koulutus), mbi kujdesin shëndetësor(terveys), mbi shërbimet sociale(sosiaalipalvelut), mbi ndihmën në raste krizash (kriisitilanteet), mbi shërbimet lidhur me kulturën dhe me kohën e lirë (kulttuuri ja vapaa-aika) dhe mbi aktivitetin e shoqatave (yhdistykset) në Finlandë, si dhe do të gjeni lidhje për në faqet e internetit ku gjenden informacione të tilla.

Miresevini!

Në faqet e internetit “Mirësevini në Finlandë” do të gjeni informacione të nevojshme nëse shpërnguleni në Finlandë. Gjithashtu këtu do të gjeni informacione të përgjithshme mbi Finlandën, mbi shoqërinë finlandeze, mbi historinë, mbi politikën, mbi biznesin, mbi fenë, mbi zakonet finlandeze dhe mbi autoritetet zyrtare më të rëndësishme.

Për çfarë informacionesh keni nevojë?

A po vini në Finlandë për të studiuar?

A po vini në Finlandë për të punuar?

A po shpërnguleni nga një shtet tjetër i BE-së?

A keni ardhur ne Finlande si refugjat apo azilkërkues?

A jeni shtetas i Finlandës dhe keni banuar për një kohë të gjatë jashtë shtetit dhe tani po ktheheni në atdhe? Mund të kërkoni këshilla nga “Suomi-Seura”.

Kur të shpërnguleni në Finlandë, para se gjithash do të keni nevojë për sa më poshtë

  • Lejeqëndrim. Nëse mendoni të punoni në Finlandë, zakonisht ju duhet të keni gjithashtu edhe leje pune. Informacion të mëtejshem mund të gjeni në faqet e Infopankki-t Lejeqëndrimet.
  • Banesa. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni në faqet e Banimit.
  • Numri personal nga zyra e gjendjes civile. Njoftoni komunën tuaj të banimit  në zyrën e gjendjes civile. Atje ju regjistrojnë si banues në Finlandë. Në të njëjtën kohë ju merrni atje edhe numrin personal. Me vete duhet të keni pasaportën dhe lejeqëndrimin. Nëse jeni i martuar, ju nevojitet edhe çertifikata e martesës. Nëse keni fëmijë ju nevojitet çertifikata e tyre e lindjes.
  • Karta e taksave nga zyra e tatimeve. Kur aplikoni për kartën e taksave ju keni nevojë për numrin personal apo për numrin personal të përkohshëm nga zyra e gjendjes civile. Nga faqet e Infopankki Tatimi, mund të gjeni informacion të mëtejshëm lidhur me funksionimin e tatimit në Finlandë.
  • Llogaria bankare. Zakonisht rroga paguhet gjithmonë në bankë. Njihuni me shërbimet e bankave të ndryshme. Ka mënyra të ndryshme për të paguar faturat (automate bankare, internet, telefon, etj). Kur hapni një llogari bankare, ju duhet të keni me vete pasaportën ose ndonjë dokument tjetër zyrtar identifikimi. Gjithashtu edhe pasaporta për të huaj pranohet si dokument identifikimi. Në faqet e internetit Expat Finland ka informacione mbi bankat në Finlandë.
  • Numri i telefonit sa më shpejt të jetë e mundur. Në Finlandë telefoni është mjet komunikimi shumë i rëndësishëm. Njihuni me shërbimet që ofrojne kompanite e ndryshme telefonike. Në tarifat telefonike mund të ekzistojnë diferenca të mëdha. Në Finlandë ka tre kompani të cilat ofrojnë shërbime telefonike në rrjet: Sonera Mobile NetworksElisa Matkapuhelinpalvelut dhe Finnet Verkot. Gjithashtu, në Ahvenamaa funksionon operatori i rrjetit Ålands Mobiltelefon. Sot, shtrirja e rrjetit të GSM-së mbulon thuajse të gjithë Finlandën.

Në faqet e internetit të Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka një listë mbi operatorët telefonikë në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

  • Mundësi për të studiuar finlandisht apo suedisht. Finlanda ka dy gjuhë zyrtare, finlandishten dhe suedishten. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni tek faqet Gjuha finlandeze dhe suedeze e InfopankkiInfopankkit.
  • Patenta, që vlen në Finlandë. Patentat që janë marrë në vende të tjera ndjekin të tjera rregullore. Zakonisht, patenta e huaj duhet të ndryshohet në atë finlandeze pas një viti qëndrimi në Finlandë. Informacion të mëtejshëm mbi patentat mund të gjeni në faqet e Policisë, në finlandisht, suedisht dhe anglisht. Informacion lidhur me shërbimet e tjera që ofron policia në Finlandë mund të gjeni në faqet Policia të Infopankkit.
  • Informacion mbi mjetet e transportit. Informacion të mëtejshëm gjeni nga faqja Transporti e Infopankkit.
  • Informacion lidhur me vendndodhjen e qendrës shëndetësore më të afërt. Qendra shëndetësore është vendi i parë me të cilin ju duhet të kontaktoni nëse sëmureni. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni tek faqet Shëndeti të Infopankkit.
  • Kontakt me vendin amtar. Pulla poste mund të blihen në Finlandë në postë, në kioska, apo në disa dyqane. Në Finlandë nuk ka kabina me telefona publikë. Një mundësi është të blini një linjë ”të parapaguar” (Pre-paid) ose një kartë telefoni. Ato mund të blihen edhe në R-kioski-t. Kur telefononi nga Finlanda për jashtë Finlandës, bëni krahasimin e çmimeve të telefonatave. Mund të njiheni me prefikset e telefonatave me jashtë të operatorëve të ndryshëm në artikullin e Wikipedias, në finlandisht. Telegram dhe faks mund të dërgoni nga zyra e postës kundrejt një pagese. Në biblotekat komunale është i mundur përdorimi i internetit me anë të një karte bibloteke falas. Gjithashtu, në shumë kafene mund të përdoret interneti.

Nëse dëshironi të kontaktoni ndonjë të afërmin tuaj që ka humbur, mund të pyesni për më shumë informacione nga Informacioni për njerëz të humbur i Kryqit të Kuq Finlandez. Në faqet e internetit ka informacione në gjuhët e mëposhtme: në finlandisht, anglisht, suedisht, somalisht, arabisht, spanjisht, persisht, portugalisht dhe në rusisht. Rjeti i Kryqit të Kuq dhe i Gjysmëhënës së Kuqe mbledh dhe përcjell mesazhe dhe informacione midis njerëzve në mbi 170 shtete.

  • Shumë persona duan të kenë informacion lidhur me vendin ku mund të ushtrojnë fenë e tyre. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni në faqet Fetë në Finlandë, në finlandisht. 

  • Nuk është e lehtë të shpërngulesh në një vend të ri, ku gjithçka është e ndryshme. Mësimi i gjuhës është hap i rëndësishëm drejt integrimit. Njohja e gjuhës ndihmon edhe për ta kuptuar shoqërinë e re ku banoni. Në Finlandë ka shumë mundësi për të studiuar. Njohuria e gjuhës dhe diploma profesionale ndihmojnë për të gjetur punë.

Në faqet internetore Expat Finland ka informacion në anglisht mbi shpërnguljen në Finlandë.

Në Finlandë mbështetet integrimi i personit

Në Finlandë është në fuqi ligji i integrimit (kotouttamislaki). Sipas këtij ligji, emigranti ka të drejtë për planin personal të integrimit. Ky plan vlen për tre vitet e para pas ardhjes në Finlandë. Qëllimi i planit për integrim është të ndihmojë njerëzit e ndryshëm të adaptohen në Finlandë. Në plan mund të përfshihen për shembull, kurse të mësimit të gjuhës finlandeze.

Plani i integrimit kryhet me këshilltarin për punësim në zyrën e punës ose me punonjësin social në zyrën sociale. Në faqet e Ministrisë së Brendshme ka informacion mbi ligjet e integrimit si dhe lidhje në internet. Informacion të mëtejshëm mbi këtë çështje mund të gjeni në faqet Opintoluotsi.

Në faqet e Ministrisë së Punës dhe Tregtisë gjeni udhëzime për kryerjen e planit të integrimit në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
anglisht
frëngjisht
rusisht
serbokroatisht
somalisht
gjuha farsi  
kurdisht
arabisht

Informacione shtesë mbi shpërnguljen në Finlandë

Në faqet e Ministrisë së Brendshme ndodhet guida “Shtëpia në Finlandë”, e cila përfshin informacione mbi jetesën, shkollimin dhe sigurimin social të emigrantëve në gjuhët e mëposhtme:

shqip
finlandisht
suedisht
anglisht
frëngjisht
rusisht
serbokroatisht
somalisht
gjuha farsi
kurdisht
arabisht
vietnamisht
gjuha dari
estonisht
gjuhë e thjeshtuar (finlandisht)

Broshurat të cilat flasin për sigurimin social të Kela-s: broshura në gjuhë të thjeshtë ”Shpërngulja në Finlandë” ose broshura ”Nga Finlanda, jashtë shtetit” në finlandisht dhe broshura ”Shpërngulja në Finlandë” në anglisht dhe rusisht.

Të sjellësh kafshë shtëpiake në Finlandë

Nëse keni një kafshë shtëpiake, që dëshironi ta sillni me vete në Finlandë, atëhere sqaroni paraprakisht se cilat janë kushtet që lidhen me këtë çështje. Në Finlandë zbatohen udhëzimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. Udhëzimet aktuale mbi këtë çështje gjenden në faqet e internetit të Drejtorisë për Sigurinë e Produkteve Ushqimore, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Shërbimi telefonik Finfo 0207 401 160

Në shërbimin telefonik Finfo të Federatës së Popullsisë (Väestöliitto), mund të pyesni për informacione mbi të gjitha çështjet që lidhen me shpërnguljen në Finlandë, në finlandisht, anglisht, frëngjisht dhe arabisht, nga dita e martë deri të premten, ora 10-15 dhe në rusisht nga ora 12-15.