Kajaanin kihlakunnan poliisilaitos (Drejtoria e Policisë së Kajaani)
Numrat e telefonit:
Numrat e urgjencës: 112
Switchboard: 071 876 0201
Lejet:
Kajaani: 071 87 65679, 071 87 65680, 071 87 65681
Sotkamo: 071 87 65729, 071 87 65728
Ristijärvi: 08 6155 431
Zyra e shërbimeve të klientit të Policisë: 071 87 65691
Sendet e Hubmbura: 071 87 65678
Rajoni i policisë së Kajaani gjendet në ndërtesën gjykatës dhe të policisë, në Lönnrotinkatu 2 A, 87100 Kajaani. Në ndërtesë gjithashtu gjendet zyra e përmbarimit, gjykata e rrethit e Kajaani si dhe dega e Policisë Kombëtare Rrugore të Kajaani. Edhe në Sotkamo ka një rajon policie.
Zyra e shërbimeve të klientit, drejtoria e hetimeve dhe e administratës janë të hapura edhe gjatë fundjavës nga ora 08:00 deri në 16:15. Në raste urgjente mund të kontaktoni policinë në numrin 112. Kur telefononi numrin e urgjencës, mos harroni të jepni emrin tuaj, adresën dhe qytetin nga ku merrni. Afër hyrjes kryesore të rajonit të policisë gjendet një telefon nda ku mund të telefononi qendrën e ndërhyrjes së shpejtë. Ata do të kalojnë telefonatën tuaj për tek rajoni më i afërt i policisë.
Drejtoria e Policisë e Kajjani përbëhet nga nën drejtoritë e mëposhtme: sektori i sigurisë, sektori i hetimeve dhe ai i administratës. Sektori I sigurisë merret me telefonata e urgjencës, me kontrollin rrugor, rendin në përgjithësi dhe sigurinë. merr pjesë edhe në parandalimin e krimeve dhe në hetime. Sektori i hetimeve merret me hetimet paraprake të krimeve dhe merr pjesë në veprimtaritë parandaluese të tyre si dhe me telefonatat e urgjencës. Sektori i administratës merret si me çështjet e personelit ashtu edhe me ato financiare si me lejet dhe sendet e humbura.
Çështjet lidhura me lejet zgjidhen në katin e parë nga rajoni i policisë.
Lejet lidhur me emigrimin përfshijnë:
- lejet e qëndrimit;
- dokumente udhëtimi i p.sh dokumente udhëtimi për refugjatë dhe pasaporta për të huaj;
- leje drejtimi automjeti (patenta)
- Letër njoftimi
- çështje qytetarie
Gjithë aplikimet duhet të paraqiten personalisht dhe brenda kohës së duhur. Fëmijët, gjithashtu duhet të jenë të pranishëm në rastet kur paraqiten dokumente lidhur ta. Koha e përgatitjes së lejes së drejtimit të automjetit si dhe letër njoftimi është dy deri në tre javë. Koha e përpunimit të lejeve lidhur me emigrimin është zakonisht më e gjatë. Ju lutem këshillohuni me punonjësin e radhës për kohën e përpunimit të dokumenteve tuaja. Nëse është e nevojshme, caktoni një takim me punonjësin e sektorit që t’ju ndihmojë të mbushni formularin përkatës.
Për më shumë informacion shihni:
www.migri.fi (për informacion mbi qytetarinë dhe lejen e qëndrimit dhe dokumentet e udhëtimeve)
www.poliisi.fi (lejet e drejtimit të automjeteve dhe letër njoftimet)
www.112.fi (faqet e Administratës së Qendrës së Ndërhyrjes së Shpejtë)
Sposnsorizuesi kryesor i kësaj faqeje është Fondi Social Evropian.