Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Lejet

Lupa-asiat

Viza

Viza miratohet vetëm në raste vizitash për një kohë të shkurtër. Një vizitë e tillë mund të zgjasë jo më tepër se tre muaj. Për shembull, i huaji i cili vjen në Finlandë si turist, për biznes, ose për të marrë pjesë në ndonjë kongres ka nevojë për vizë. Viza merret zakonisht në përfaqësinë e Finlandës në vendin ku aplikon aplikuesi.

Finlanda ka marrëveshje me disa shtete që garanton lëvizjen e shtetasve respektivë pa patur nevojë për viza. Shtetasit e këtyre shteteve nuk kanë nevojë për vizë kur ata vijnë në Finlandë. Këto vende janë për shembull vendet Nordike dhe vendet e BE-së.

Informacion të mëtejshëm mbi vizat gjeni në faqet e Ministrisë së Jashtme (ulkoasiainministeriö) në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Lejeqëndrimi në Finlandë

Lejeqëndrimi dhe viza miratohen për të ardhur në Finlandë. Në faqet internetore të Zyrës së Imigracionit (maahanmuuttovirasto) gjeni informacione se në ç’raste miratohet lejeqëndrimi. Zakonisht lejet paguhen.

Në shërbimet e A do të zhvendosesha në Finlandë, të Zyrës së Imigracionit mund të kontrollosh se a përmbush kërkesat për tu zhvendosur në Finlandë dhe çfarë lejesh të nevojiten. Shërbimi punon në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Shtetasit e vendeve Nordike apo të BE-së

Në se jeni shtetas i Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës ose Islandës (shtetas i vendeve nordike), mund të hyni lirisht në Finlandë dhe të rrini pa lejeqëndrimi. Nuk keni nevojë as për leje pune, në rast se hyni në punë me rrogë.

Në se jeni shtetas i BE:së ose i ETA:s, mund të qëndroni, punoni, të praktikoni ndonjë profesion ose të studioni në Finlandë tre muaj pa ndonjë leje të veçantë nga autoritetet zyrtare. Në se qëndroni në Finlandë për një kohë më të gjatë, atëhere ju duhet të regjistroheni si banor. Për shtetasit që vijnë nga shtete të reja të BE:së  ka disa rregulla të veçanta. Shihni në faqet internetore të Infopankit shtetasit e BE:së.

Shtetasit e vendeve të tjera

Në se jeni nga ndonjë shtet tjetër përveç shteteve Nordike dhe atyre të BE-së dhe vini në Finlandë për më shumë se tre muaj, atëhere keni nevojë për lejeqëndrim. Në se do të punoni në Finlandë, atëhere keni nevojë për leje pune. Shihni në faqet internetore të Infopankit pikën ”Puna në Finlandë”.

Formularët me anë të të cilëve mund të kërkoni lejeqëndrim:

finlandisht
suedisht
anglisht

informacione mbi çmimet e lejeqëndrimeve:

finlandisht
suedisht
anglisht

Në faqet e Zyrës së Imigracionit ka informacione të mëtejshme për vizat dhe lejeqëndrimet e shtetasve që nuk përfshihen në BE/ETA në finlandisht, suedisht, anglisht, frëngjisht dhe rusisht.

Në shërbimin internetor të Suomi.fi ka informacione të mëtejshme mbi zhvendosjen në Finlandë dhe mbi çështjet e lejeve në finlandisht, suedisht dhe anglisht.