Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kur sëmuret fëmija

Kun lapsi sairastuu

Kur sëmuret fëmija, kontaktoni me qendrën shëndetësore të komunës ku banoni.

Gjatë natës dhe fundjavave qendrat shëndetësore janë mbyllur. Në këto kohë, sëmundjet dhe aksidentet e papritura kurohen në urgjencë (päivystys).

Informacione mbi sëmundje të përgjithshme të fëmijëve gjenden në shërbimin ”Mjeku i fëmijëve”.

Fëmija i sëmurë nuk sillet në kujdesin ditor (çerdhe). Informacione më të sakta mbi këtë temë do të gjeni në shërbimin ”Mjeku i fëmijës”. Kur fëmija nën moshën 10 vjeç sëmuret papritur, nëna ose babai i fëmijës mund të qëndrojë në shtëpi për tu kujdesur për të jo më shumë se katër ditë. Në kontratën e punës është rënë dakort në se për këtë kohë merrni rrogë apo jo.

Shërbime me pagesë të kujdesit për fëmijë ofrojnë Federata e Mirëqenies së Popullsisë (Väestöliitto) dhe shoqata ”Mannerheim” për mbrojtjen e fëmijëve (Mannerheimin lastensuojeluliitto).

Informacion të mëtejshëm mbi këtë temë do të gjeni në faqet internetore të Kelas.