Suomalainen tapakulttuuri
Në se keni njohuri mbi kulturën e traditave finlandeze kjo ju ndihmon që tï kuptoni më mirë finlandezët. Në të njëjtën kohë mund të kuptoni më mirë ato c’ka të tjerët presin prej jush. Në Finlandë kultura e traditave është ende mjaft uniforme. Ndaj edhe finlandezët, ndonjëherë, stepen ndaj gjërave të reja dhe mënyrave të reja të veprimit. Nga ana tjetër në shoqërinë finlandeze të gjithë janë të barabartë dhe të gjithë trajtohen në mënyrë të drejtë. Barazia midis burrit dhe gruas është shumë e rëndësishme në Finlandë.
Finlandezët mund të duken fillimisht si të fjetur dhe të heshtur. Ata i thonë gjërat hapur dhe me sinqeritet. Bashkëbisedimi është jo formal dhe njerëzit i drejtohen njëri-tjetrit me ”ti”. Finlandezi përqendrohet në çështjet e veta dhe respekton jetën private të tjetrit. Thonë se me finlandezët është e vështirë të njihesh, por miqësia me ta zgjat tërë jetën. Në Finlandën e sotme baza e shoqërisë është individi, jo familja. Kultura bazohet te individi, ashtu si në shumë shoqëri të vendeve perëndimore. Njeriu punëtor dhe guximtar vlerësohet shumë.
Finlandezi dëshiron ta përdorë kohën e vet në mënyrë racionale. Ai i planifikon gjërat paraprakisht dhe zbaton oraret e caktuara. Ai e mban fjalën dhe pret të njëjtën gjë prej të tjerëve.
Finlandezët preferojnë t’i zgjidhin konfliktet duke biseduar. Ata nuk dëshirojnë të vënë askënd në pozitë të vështirë. Gjithashtu finlandezët nuk preferojnë t’i tregojnë ndjenjat e tyre në publik. Për finlandezët natyra, qetësia dhe sauna janë çështje të rëndësishme. Në sauna ata shkojnë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, me shokët ose shoqet si dhe me partnerët e biznesit. Madje edhe çështje të rëndësishme politike mund të bisedohen ndonjëherë në sauna!
Është mirë të mos harrohet, se secili ka prejardhjen e vet kulturore, që influencon në mënyrën e perceptimit të çështjeve. Është më e lehtë ta kuptosh tjetrin dhe kulturën e tjetrit, kur mundohesh t’i shohësh çështjet nga këndvështrimi i tjetrit. Edhe keqkuptime lindin më pak atëhere kur flet hapur dhe sinqerisht.
Lexoni më tepër mbi traditat e finlandezëve
Kultura e biznesit e finlandezëve