Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Turku

Veprimtaria kulturore në Turku

Çfarë shërbimesh ofrojnë bibliotekat?

Bibliotekat janë vende takimi të librave, kulturës dhe njerëzve.

Biblioteka e qytetit Turku përfshinë edhe disa biblioteka të afërta në pjesë të dryshme të qytetit dhe biblioteka kryesore në qendër të qytetit. Pos këtyre, automjetet-bibliotekë qarkullojnë në pjesët tjera të qytetit.

Në biblioteka në mes tjerash mund të:

- informoheni për Finlandën dhe shoqërinë finlandeze
- lexoni gazeta dhe libra në gjuhën finlandishte dhe në gjuhët e huaja
- përdorni kompjuterin dhe internetin
- merrni pjesë në ngjarje dhe ligjerata të ndryshme

- secili që posedon kartelën e bibliotekës mund të huazon gratis libra, disqe dhe material tjetër.

 

Në biblioteka ka edhe shërbime të veqanta në gjuhë të huaja për imigrantë. 

Kartela e bibliotekës dhe huazimi nga biblioteka

Për huazim nevojitet kartela e bibliotekës. 

Kartelën e meer duke paraqitur dokumentin e identifikimit me fotografi dhe numër personal që pranon biblioteka. Pala duhet të ketë adresë në Finlandë. Kartelën mund ta merr secili fëmijë që ka mbushur  5 vjet. Nën 15 vjeçarëve iu nevojitet pëlqimi me shkrim dhe shenimet personale të prindërit.  

Kartela e parë e bibliotekës është gratis. Kartela tjetër që ipet në vend të kartelës së humbur apo të prishur kushton. 

Huazimi është gratis. Nëse librin e huazuar e këthen me vonesë atëherë duhet paguar pagesën për vonesë. Pronari i kartelës së bibliotekës është përgjegjës për mjetet e huazuara me kartelë. Për nën 15 vjeçarët për mjetet e huazuara përgjigjet prindi.

Për humbjen e kartelës menjiherë duhet lajmëruar bibliotekën. Lajmërimin mund ta bëni në cilëndo Vaski-bibliotekë. Pronari i kartelës nuk është përgjegjës për mjetet e huazuara me kartelën e humbur pas bërjes së lajmërimit për kartelën e humbur bibliotekës. Kartela e lajmëruar si e humbur largohet nga përdorimi.

Të dhënat për të gjitha shërbimet e bibliotekës gjinden në faqet e bibliotekës: Biblioteka e qytetit Turku dhe për shërbimet drejtuar imigrantëve në faqet biblioteka shumkulturore

Si mund të mirreni me kulturë në Turku?

Në Turku organizohen koncerte të ndryshme, çfaqje teatrale, kurse të artit dhe ngjarje tjera kulturore. Këto i organizojnë vet entet kulturore të qytetit Turku si dhe entet tjera kulturore dhe shoqatat.

Ku gjeni informata për të gjitha ofertat dhe ngjarjet kulturore në Turku?

      •     Faqet e qytetit në rrjet

Ku mund imigranti të njohtohet me kulturën finlandeze?

Në Turku disa shoqata si dhe Qendra për çështje kulturore ofrojnë imigrantëve mundësi të shumta të njohtohen me mënyrën e jetës dhe shoqërinë finlandeze si dhe me artin dhe historinë e Finlandës.    

Në faqet Njohtohu me Finlandën mund të gjeni informata të përmbledhura për ekspozitat dhe ngjarjeve kulturore që janë të përshtatshme për përkrahjen e integrimit të imigrantëve. Në faqe gjindet doracaku udhëzues Maniret e vendit (Maan tapa –opas) ku janë përmbledhur të dhënat për kulturën e Finlandës, historinë, traditat dhe zakonet, regullat dhe ligjet e shoqërisë dhe vijimit të punës në Finlandë. Ky është publikuar si në formë elektronike ashtu edhe si libër në gjuhën finlandishte, anglishte dhe rusishte.

Faqet gjinden në adresën: www.turku.fi/monikulttuurisuus/Suomi tutuksi

Me historinë, artin dhe shoqërinë e Finlandës mund të njohtoheni në muzetë e shumta të Turkut. 

Në Turku veprojnë në mes tjerash edhe këto muzeje:

  • Kështjella e Turkut (Turun linna)
  • Muzeu i punëdorës Luostarinmäki (Luostarinmäen Käsityöläismuseo)
  • Muzeu i barnatores (Apteekkimuseo) dhe Shtëpia e Qwenselit (Qwenselintalo)
  • Kuralan kylämäki
  • Muzeu biologjik (Biologinen museo)
  • Muzeu i Wäinö Aaltonen (Wäinö Aaltosen museo), që ofron ekspozita të nivelit të lartë të      pikturave

Pos ekspozitave, në muzeje ka mjaft ngjarje të ndryshme.

Adresat e muzeve, orarin e punës dhe çmimet e biletave i gjeni në faqet e muzeve: Muzetë e Turkut

Çfarë veprimtarie shumkulturore ka në qendrat për çështje kulturore?

  • Ekspozita, seminare, ligjerata dhe ngjarje tjera me të cilat zhvillohet jeta shumkulturore dhe  dialogu mes kulturave në Turku.
  • Shërbime kulturore imigrantëve, përkrahja e integrimit dhe ruajtja e kulturës vetanake
  • Informimi i imigrantëve të kulturave të ndryshme për historinë dhe kulturën e Finlandës si dhe informimi i finlandezëve për shtetet tjera dhe imigrantët

Të dhënat për ngjarjet aktuale shumkulturore dhe për shërbimet gjinden në 

www.turku.fi » turku.fi » Kulttuuri » Monikulttuurisuus

Të gjithë banorët e Turkut janë të mirë se ardhur që të merren me edukat fizike. Në Turku ofrohen shërbime të shumta dhe të ndryshme të edukatës fizike.

Nga ku mund të merren informata lidhur me shërbimet e edukatës fizike?

·        në faqet e internetit qoft në gjuhën finlandeze: www.turku.fi/liikunta,

          ose në gjuhën anglze:

                     http://www.turku.fi/public/default.aspx?nodeid=8799&culture=en-US&contentlan=2

·        nga shërbimet e edukatës fizike për imigrant: tel. 050 554 6229,

                     liikunta.palvelut@turku.fi

·        nga shërbimi i ynë për klient: Turun kaupungin liikuntapalvelukeskus, (Qendra për  shërbime të edukatës fizike Turku) Blomberginaukio 4/

                     Hippoksentie 6, 20720 Turku

                     tel.(02) 262 3232

            ·         nga revista Turku liikkeelle

Ku mund të merrem me edukat fizike?

Qyteti i Turkut kujdeset për 200 vende të edukates fizike, ku mund të ushtroni lloje të ndryshme të edukatës fizike. Në turku gjinden salla të edukates fizike, pishina, palestra sportive, palestra të hokejit, fusha sporti, vendi për skatebord etj.

Më shumë informata për vendet që mund të merreni me edukat fizike në finlandisht:

http://www.turku.fi/public/default.aspx?nodeid=8810&culture=fi-FI&contentlan=1

Më shum informata në gjuhën angleze:

http://www.turku.fi/public/default.aspx?nodeid=8810&culture=fi-FI&contentlan=1

Shërbimet e edukatës fizike për banorët e Turkut:

Vendi i lojës së fëmijëve Ihmemaa i’u dedikohet fëmijëve të moshë 1-12-vjeqë. Aktivitetet në Ihmemaa organizohet të dielleve, në nëntë vende të ndryshme në Turkut. Fëmijët së bashku me prindërit janë të mirë seardhur. Në Ihmemaa fëmijët mund të luajnë dhe qarkallojnë. Ihmemaa ëhtë falas.

Poweraction është aktivitet i edukatës fizike që i’u dedikohet banorve të Turkut të moshës 13-19-vjeqë. Në Poweraction mund të hyni me pages. Shiqo kohën dhe llojet e aktiviteteve: power-lukkarista.

Poweraction.net-passin mund të e merrni nga mësimdhënsi i edukatës fizike, shërbimi për klient në stadionin e futbollit në Kupitta në fundë të binës së shikuesve ose në Nuortenturkutiedotuspiste në shtëpin e të rinjëv të artit dhe aktiveteve Wimma.

Grupi i edukates fizike Leidit liikkeellä. Leidit liikkeellä njoftohen me aktivitetet dhe i’u japin kurajo për pjesëmarrje. Në Leidi, femrat e moshës madhore ushtrojn së bashku si p.sh. gjimnastik, vallzojnë, luajn me top ose bowling. Në veprimtarin tonë ka aktivitete dhe grupe të ndryshme për çdo ditë pune të javës. Disa orë udhëhiqen nga drejtuesja femër. Me ne mund të vini duke e blerë kartën Leidit liikkeellä, ku mund të merrni pjesë lirisht në të gjitha grupet.

Grupi i edukates fizike Hikinen Tusina, ku burrat e moshës 30-65-vjeqë mund të fillojnë që të merren me edukat fizike. Në Hikinen Tusina mund të ushtroni edukat fizike edhe me fillestarë të tjerë. Me ne mund të vini duke e blerë kartën Hikinen Tusina, ku mund të merrni pjesë lirisht në të gjitha grupet.

Femrave që kanë mbi peshë i’u ofrohet kursi i edukatës fizike Ihanaiset naiset, ndërsa burrave që kanë mbi peshë i’u ofrohet kursi i edukatës fizike Raskas sarja. Në kurs njoftohen me mënyrat e ndryshme të ushtrimit të edukates fizike si p.sh. sallën e bodibilldingut dhe aktivitet të drejtuara nga asistenti (kuntopiiri), ushtrime themelore të gjimnastikës dhe ecje me shkopinjë.

Seniorikortti i’u edikohet banorve të Turkut të cilët kanë mbushur moshën 65-vjeqë. Më seniorikortti mund të hynin ë pishin të Laustes, Pattistenit dhe Petreliusit, në pishinën e hapur të Samppalinnës dhe Kuppitës si dhe në palestrat e bodibilldigut në Kupitë, Pansio, paalestrën e hokejut Varissuo, Pattisten dhe në pishën në Petrelius.

Imigrantët janë të mirë seardhur që të marrin pjesë në të gjitha shërbimet që ofrohen nga qendra për edukat fizike. Pjesëmarrësit në aktivitetet Koto- toimintaa, mundë të marrin pjesë falas në aktivitetet e edukatës fizike për imigrant dhe për pjesëmarrje në kurse do të paguajn vetëm vetëm gjysmën e çmimi.

Imigrantëve do të i’u organizohengrupe të ndryshme sezonale të edukatës fizike si p.sh. aktivitete të bodibildingut, grupe të lojës me top, skijim, rrëshqitje me patina dhe vallzim si dhe kurse për provimin e llojeve të ndryshme dhe shetitje në natyr në Turku.

·      Shiqo aktivitete të cilat që i’u dedikohen veqanërisht imigrantëve

Klubet sportive në Turku i’u ofrojnë mundësi për grup moshave të ndryshme që të merren me aktivitete të lira. Për informim shtes në: http://www.turku.fi/public/default.aspx?nodeid=8842&culture=fi-FI&contentlan=1

Do të dëshironim çë të e formojmë grupin tonë për aktivitete të lira. Nga ku mund të marrim informata për sallat, orarin dhe ndihmat?

Shërbimet për fëmijët dhe të rinjët

A dëshiron të kalon kohë me të rinjët tjerë në mënyrë të sigurtë?

Të rinjët 7–18 vjeçarë mund të kalojnë kohën e lirë në lokalet e rinisë së Turkut. Lokalet e rinisë janë vende për kalimin e kohës së lirë që gjinden mbarë qytetit. Veprimtaria në lokale është e           shumëllojshme. P.sh. të rinjët mund të luajnë, vizatojnë, pregadisin ushqim, takohen me shokë/shoqe apo vetëm të qëndrojnë aty. Të rinjët japin mendimin e tyre se çfarë dëshirojnë të bëjnë dhe dëshirat e tyre tentohet të plotësohen sipas dëshirës.

Prezent është edhe asistenti i moshës së pjekur.

Në lokalet e rinisë organizohen në mes tjerash p.sh. edhe disko. Gjatë pushimeve të shkollave puna rinore organizon shetitje të ndryshme si p.sh. në parqet zbavitëse.

Informatat tjera: Shefe e repartit Kerstin Paananen, p. 050 554 6114, www.turku.fi/nuokkarit

A ka nevojë fëmiu i juaj 7–8 vjeçarë për aktivitet para dhe/apo pas ditës shkollore?

Veprimtaria e para dhe pasditës është dedikuar kryesisht për fëmijët e klasës 1.–2. Fëmijët mund të marrin pjesë në veprimtari në mëngjez para shkollës dhe/apo pasdite pas shkollës. Për fëmijët        veprimtaria është e sigurtë dhe interesante. Fëmijët në klube mund t`i bëjnë edhe detyrat e shtëpisë. Klubet veprojnë në lokalet e shkollës apo në afërsi të shkollës. Klubet e mëngjezit janë të hapura ditëve të shkollës nga ora 7.30–11.00 dhe klubet e pasditës nga ora 11.00–17.00.

Në veprimtarinë e mëngjezit dhe atë të pasditës mirren parasyshë faktorët apo regullat fetare dhe shëndetsore të fëmiut.

Informatat tjera: tel. 02 262 3157, 050 590 7674, 050 554 6128, www.turku.fi/ippe

A je duke kërkuar aktivitet të hareshëm për fëmiun tënd?

Parku i aventurave (Seikkailupuisto) për fëmijë dhe familje me fëmijë është i hapur tërë vitin. Verës parku me mjetet e lojës ofron mundësi të llojllojshme. Fëmijëve më së shumti iu pëlqejnë këpurdha-dush (suihkusieni), kneta me ujë (kahluuallas), procka që kalon nëpër park, qyteti i komunikacionit dhe figurat/bustat gjigante. Dimrit në Parkun e aventurave organizohen në lokale të mbrendshme në mes tjerash veprimtari të ndryshme të klubit dhe teatrit.

Veprimtaria e Parkut të aventurave është e dedikuar për fëmijët 0–14 vjeçarë dhe familjet me fëmijë.

Informata tjera: tel. 02 262 3331, www.turku.fi/seikkailupuisto

Seikkailupuisto
Kupittaankatu 2
20520 Turku

A dëshiron të mirresh me hobi në Varissuo?

Në shtëpinë e aktiviteteve në Majanummi, adresa Hintsankuja 4, Varissuo, pasdite organizohet veprimtari për fëmijë. Ka grupe për fëmijët e interesuar për teatër, të shprehurit me fotografim, media dhe fiskulturë/sport. Aktivitetet kryesisht I janë dedikuar fëmijëve 9–13 vjeçarë në kohën e pasditës. Grupet e hobit të ndryshëm janë gratis.

 

Gjatë verës organizohen kampe të hobit dhe teatrit. Në kampe bëhet nji pagesë e vogël për  pjesëmarrje.

 

Informatat: www.seikkailupuisto.fi, koordinator i kulturës fëminore Marianne Uusaho, tel. 050 310 1661

Dëshiron të ngasish skejt-bordin?

Salla Skeittihalli Cube është dedikuar kryesisht për 7–20 vjeçarët që mirren me skejt-bord. Lokalet mund të përdoren edhe për hobin e BMX-biçiklizmit. Në sale në mes tjerash ka edhe ramp, street dhe curb. Aktivitetet zhvillohen së bashku me ushtruesit e hobit.

Informata tjerat: tel. 050 554 6116, www.turku.fi/cube

Skeittihalli Cube

Ruissalontie 37-39, G.rakennus
20200 Turku

Dëshiron të miresh me art, vallëzim, të hyn në internet apo vetëm të kalon kohë?

Shtëpia e rinisë për art dhe aktivitete Vimma është e dedikuar kryesisht atyre nën moshën  29 vjeçare. Në Vimma p.sh. mund të krijon art, merr pjesë në koncerte dhe ngjarje tjera. Pos kësaj, në ndërtesë është edhe kafeteria dhe lokalet për kalimin e kohës. Të rinjët mund të përdorin gratis kompjuterët në koridorin kryesor në Vimma me çasje në internet.

Në Vimma ka udhëzim dhe ndihmë për ata që kanë mbetur pa vendshkollimi. Zyrja udhëzuese (Ohjamo) dhe punëtorët social për të rinjët. Në Vimma poashtu është punkti/pika e të rinjëve të Turkut (NuortenTurku-piste) që ofron ndihmë dhe dijeni gratis për të gjithë nën moshën 29 vjeçare pa termin të rezervuar. Në Vimma mund të takon poashtu edhe punëtorët e punës me të rinjë.

Informata tjera: tel. 02 262 3129, www.vimma.info, www.turku.fi/ohjaamo, www.nuortenturku.fi

A ka nevojë grupi i juaj muzikor për vend për ushtrime apo për mjete?

Grupet rinore muzikore mund të ushtrojnë në lokalet e birrërisë Auran Panimo. Qyteti ofron lokalet dhe mjetet me pagesë vjetore prej 40 euro. Lokalet janë dedikuar primarisht për të miturit, pra nën 18 vjeçarët. Në birrëri mund të merrni pjesë poashtu në garat e grupeve muzikore dhe në koncerte. Në birrërinë Auran Panimo mund ta huazoni sallën për ngjarje, çfaqje dhe mbledhje.

Informata tjera: tel. 02 262 3333, www.turku.fi/nuoriso/panimo

Turun kaupungin Nuorisoasiainkeskus / Auran Panimo

Läntinen Rantakatu 47

20100 Turku

Dëshiron kamping apo shtëpi verore me çmim të volitshëm?

Palët mund të huazojnë katër vendet për kamping të qendrës për punë rinore të Turkut. Këto vende gjinden në Taivassalo, Rymättylä, Sauvo dhe Inari. Të gjitha vendet janë afër ujrave natyral.

Vend-kampingjet nuk janë të shtrenjta. I përshtaten grupeve të mëdha dhe të vogla. Qendra për punë rinore ofron vendet dhe lokalet për kamping. Nuk ka program, ushqim apo shërbime të pastrimit.

Informata tjera: udhëheqëse e veprimtarisë Pirjo Lehtinen, tel. 050 554 6113, www.turku.fi/nuorisoleirialueet

Ke nevojë për informata apo këshilla?

NuortenTurku ofron ndihmë dhe informim gratis pa termin të rezervuar për të gjithë nën moshën 29 vjeçare. Në punkte gjeni përgjegje në pyetjet reth shkollimin, kërkimin e punës, mundësitë ndërkombëtare, banimin, ngjarjet dhe hobit e ndryshëm. NuortenTurku gjindet në Vimma, në adresën  Aurakatu 16.

Informata tjera: tel. 02 262 3126, www.nuortenturku.fi

Në faqet për Informim dhe këshilla të rinjëve Pointti.info gjeni p.sh. informata për shkollim, gjetjen e vendit të punës, hobi dhe shum gjëra tjera të dobishme. Në Pointti poashtu gjeni kontakt-shenimet e punëtorëve të punës me të rinjë dhe informata për shërbimet tjera në vendbanimin e juaj.

www.pointti.info

Dëshiron të ndikosh në gjërat e vendbanimit tënd?

Në kanalin për iniciativa mund të tregosh mendimin tënd për gjërat që të përkasin ty dhe komunën tënde. Aloitekanava.fi është faqe në internet përmes së cilës të rinjët mund të bëjnë propozime të ndryshme përmirësuese si dhe të komentojnë idetë e paraqitura nga tjerët.

www.aloitekanava.fi

Ke nevojë për ndihmë në gjetjen e shërbimeve për të rinjët?

Puna rinore hulumtuese kërkon së bashku me të rinjët shërbimet që i nevojiten të rinjëve. Grupi që synohet janë të rinjët 15–25 vjeçarë që nuk kanë pasqyre të kjartë se nga të nisen në planifikimin e jetës së tyre. Sfidat e të rinjëve mund të jenë p.sh. papunësia, mungesa e banesës apo vetmia.

Puna hulumtuese ofron përkrahje në planifikimin e jetës dhe ndihmë në gjetjen e shërbimeve dhe   bisedat në vendet ku ofrohen shërbimet. Punëtorët mund të shkojnë me të riun p.sh. nëpër zyre dhe ta ndihmojnë të riun në biseda.

Kontakt-shenimet e punëtorëve:

Posta elektronike e përbashkët: etsivat@turku.fi

Marja Hietala Tel. 044 907 2364

Jaana Petäjoki Tel. 044 907 2363

Sami Renberg Tel. 044 907 2366

Anni-Reetta Sorell Tel. 044 907 2365

Dëshiron të bisedosh me punëtorin e punës rinore?

I riu mund të bisedon me punëtorin e punës rinore sociale për çfardo çështje. Apo mund të tregon mendimet e veta për atë se çfarë duhet të zhvillohet në regjionin e tij. Punë sociale rinore bëhet në pjesë të ndryshme të rrugëve të Turkut, në lokalet e rinisë dhe në shkolla.

Informata tjera: Shefe e repartit Kerstin Paananen, tel. 050 554 6114, www.turku.fi/nuokkarit

A je pa vendskollim apo pa vend të punës provuese?

Zyrja udhëzuese Ohjaamo përkrahë dhe ndihmon të rinjët 15–20 vjeçarë të cilët pas shkollës fillore kanë mbetë pa vendshkollim. Synimi është të gjindet nji vendshkollim që i intereson të riut. Të rinjët udhëzohen në mes tjerash të paraqiten në vendshkollime plotësuese dhe ndihmohen të lajmërohen në paraqitjen e përbashkët. Poashtu, Ohjaamo ndihmon në organizimin e punës provuese apo praktikës.

Ohjaamo gjindet në ndërtesën Vimma, në adresën Aurakatu 16, në nivel të rrugës

Informata tjera: www.turku.fi/ohjaamo

Dëshiron të punosh apo të bësh punë provuese në Qendrën për punë rinore?

A dëshiron të punosh në Qendrën për punë rinore të qytetit Turku? Mund ta plotësosh aplikacionin për vende të lira të punës në qytet në internet në adresën: www.turku.fi/tyopaikat.

Të dhënat që dërgoni memorizohen në regjistrin e qytetit për kërkim të punës. Të dhënat shqyrtohen dhe përpunohen në besim të plotë.

Mund të dërgosh aplikacion të formës së lirë për vend të praktikës me postë elektronike në adresën
nuorisoasiainkeskus(a)turku.fi.

Ka mundësi ta kryeni praktikën p.sh. në shtëpitë rinore, në klubet e pasditës, në Parqet e aventurave, në Vimma apo në zyret e Qendrës për punë rinore.

Nuorisoasiainkeskus
Puutarhakatu 14 A, kati 4.
20100 Turku
tel. 02 330 000

A je pa vendpune?

Puntoritë rinore Fendari punëson 15–25 vjeçarët e Turkut. Synimi është të mirëmbahet dhe zhvillohet aftësia profesionale e rinisë dhe të iu ipet mundësia të njohtohen me profesione të ndryshme.

Ka shtatë puntori: puntoria për ngjyrosje, meremetimi, zdrukthtaria, puna me tekstil, punëdore, puna me barka dhe shetitjet në natyrë.

Në Fendari poshtu në mes tjerash bëhen punë të ndryshme sipas porosisë të palëve private si p.sh. regullimi i mobiljeve dhe rrobave. Pos kësaj, Fendari bën shitjen e prodhimeve të bëra aty.

Në puntorinë për shetitje qytetarët mund të huazojnë pajisje për shetitje në natyrë.

Informata tjera: tel. 02 262 3120, www.turku.fi/fendari

Turun kaupunki Nuorisoasiainkeskus/Fendari
Amiraalistonkatu 6
20100 Turku