Mistä asunto?
"Ndonëse kërkimi i banesës është më i vështirë se blerja e peshkut, kjo s’do të thotë që është e pamundur."
(Proverb finlandez)
Nga kjo faqe gjen informacion mbi atë se ku mund të gjesh banesë. Mendo fillimisht nëse dëshiron të jetosh në banesë me qera, në banesë private, në banesë me pronësi të pjesshme apo në banesë me të drejtë banimi. Njoftime mbi banesa të lira mund të gjeni në gazeta dhe tabela njoftimesh. Gjithashtu, ja vlen të pyesni të njohurit, fqinjët e të afërmit tuaj mbi banesa të lira. Rëndësi ka që ju vetë të jeni aktiv.
Për shembull mund të gjesh banesë nga këto vende:
Banesat me qera
- Lajmërime për banesa me qera në Internet, gazeta, tabela lajmërimi dhe të tjera si këto
- Mund të pyesësh për banesë me qera edhe tek zyra e pasurive të patundshme
- Shumë banka, shoqëri sigurimi dhe shoqata, zotërojnë banesa të cilat i japin me qera
- Edhe komunat kanë banesa me qira. Kriteret për marrjen e një banese të komunës me qira janë nevoja aktuale për banesë, pasuria dhe të ardhurat. informacione të mëtejshme do të gjeni në faqet lokale të Infopankki-t ose nga faqja internetore e komunës tuaj.
- Në faqet internetore të Asuminen.fi gjen lidhje të faqeve në finlandisht dhe suedisht të banesave që jepen me qera dhe që janë të mbështetura nga shteti
Banesat me të drejtë banimi
Banesat private
- Lajmërime për banesat që shiten ndër të tjera në Internet dhe gazeta
- Ti mund të kontaktosh gjithashtu edhe me zyrën e pasurisë së patundshme
Banesat në pronësi të pjesshme
Në faqet e Asuminen.fi ka lidhje për ofertat që kanë të bëjnë me banesat në pronësi të pjesshme në finlandisht, dhe suedisht.
Banesa në Internet
www.vuokraovi.com
(anglisht)
www.etuovi.com
www.asuntoverkko.com
www.kiinteistomaailma.com
www.huoneistokeskus.fi
www.oikotie.fi
www.opkk.fi
www.huoneistoketju.fi
www.ovv.com
www.asunnonvuokraus.com
Informacione të mëtejshme
Bankat ofrojnë shumë informacione mbi banimin, tregun e banesave, financimet e huatë, banesat me të drejtë banimi, banesat në pronësi të pjesshme dhe banesat me qira.
Banesa për të rinj
Në faqet e Suomi.fi ka informacion për banimin e të rinjve dhe lidhje për ofertat në përzgjedhjen e banesave në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në faqet e shoqatës së Banesave për Të Rinjtë ka një guidë për banesat për të rinjtë të cilët transferohen për herë të parë në shtëpi më vete. Guida është e përkthyer në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
estonisht
rusisht
Banesat për të moshuar dhe invalidë
Të moshuarit dhe invalidët kanë mundësi për shërbimin për banim. Kjo do të thotë që për banesën është e mundur të merret asistencë dhe ndihmë. Êshtë gjithashtu e mundur të banosh në institute. Për më tepër, pyesni nga zyra sociale e komunës apo zonës tënde.
Në faqet e Asuminen.fi gjen informacion për shërbimin për banim në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shiko gjithashtu faqet Të moshuarit dhe Invalidët të Infopankit.
Banimi i përkohshëm në rast krize
Ekzistojnë situata të ndryshme jete, gjatë të cilave mund të nevojitet banesë e përkohshme. Në raste dhune mund të kontaktosh me shtëpinë e sigurisë. Për të rinjtë ekzistojnë shtëpi sigurie. Shtëpitë e para janë për nënat e reja të cilat presin fëmijë të vetme.
Informacion të mëtejshëm e merr nga faqet Situatat e Krizës të Infopankit.