Structure_LogoPart1



Krimet

Rikokset

Kur vini re se po kryhet një krim ose diçka e ngjashme me të diçka po ndodh (on tekeillä), thirrni policinë (poliisi) në vendngjarje për të sqaruar situatën. Mund edhe të telefononi në numrin e përgjithshëm të urgjencës 112. Edhe shqetësimet e rënda që kanë të bëjnë me rendin, janë punë e policisë.

Secili ka të drejtë të njoftojë policinë mbi krimin e bërë dhe policia e ka për detyrë ta shqyrtojë atë. Njoftimin mund ta bëni në stacionin më të afërt të policisë me telefon, telefaks, me anë të internetit ose duke njoftuar patrullën e policisë. Në faqet internetore të policisë tregohet se çfarë të dhënash duhen për të bërë kallëzimin e një krimi. Në disa raste, policinë mund ta njoftoni edhe nëpërmjet kallëzimit penal në internet (sähköisen rikosilmoituksen).

Nëse ti ose një i afërmi yt është viktimë e ndonjë krimi dhe kërkon ndihmë ose këshilla praktike, atëhere mund të kontaktoni me Urgjencën për viktimat e krimit (rikosuhripäivystykseen). Në faqet e internetit ka informacione në finlandisht (suomen), suedisht (ruotsin), anglisht (englannin), rusisht (venäjän), somalisht (somalin), arabisht (arabian), serbokroatisht (serbokroatian), turqisht (turkin) dhe spanjisht (espanjan). Urgjenca për viktimat e krimit ka zyra (toimistoja) anembanë Finlandës. Mund edhe të telefononi në Linjën për Ndihmë, me numër telefoni 0203-16116, ose në numrin e telefonit, të Informacioneve Juridike (Juristineuvontaan) 0203-16117. Urgjenca për viktima të krimit ka edhe numrin e telefonit Help-line, tel 020316118, që ofron shërbime në finlandisht (suomeksi) dhe anglisht (englanniksi), e hënë – e mërkurë, ora 15-18.


Në faqet e internetit, të Ministrisë së Drejtësisë ka informacione lidhur me viktimat e krimeve në gjuhët e mëposhtme: 

finlandisht
finlandishte e thjeshtuar  
suedisht
anglisht
rusisht
somalisht
arabisht

Ndihma legale (oikeusapu) nënkupton që, shtetasi mund të marrë në shërbim një jurist (ndihmës legal) për kryerjen e çështjeve juridike dhe pagesa e juristit mund të paguhet plotësisht ose pjesërisht nga arka e shtetit. Megjithatë, ndihma legale nuk miratohet në rast se, aplikanti ka sigurim juridik nga ku mund të paguhen shpenzimet e çështjes. Zyra të ndihmës legale ka anembanë Finlandës. Lidhjet e zyrave të ndryshme legale, sipas komunave, mund t’i gjeni këtu (tästä). Në faqet e internetit të Ministrisë së Drejtësisë ka informacione të mëtejshme mbi ndihmën legale në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht
rusisht

Mbi krimet raciste ka informacione në faqen Rasismi ja syrjintä.

Në faqet e internetit, të Infopankki-t ka informacione mbi detyrat e policisë (poliisin tehtävistä).