Näin käytät Infopankkia
Mund të ktheheni tek faqja për zgjedhjen e gjuhës sa herë të klikoni mbi hartën e cila gjendet lart në këndin e majtë.
Versionet në gjuhë të ndryshme janë të njëjtë, ndaj dhe mund ta ndërroni gjuhën kur të dëshironi. Zgjidhni gjuhën nga fillimi i faqes, në mënyrë që të hyni brenda faqeve në gjuhën që dëshironi.
Në qoshen lart të faqes, nën versionet e gjuhëve të ndryshme, gjendet harta e faqeve, e cila tregon se ku ndodhesh. Nëpërmjet hartës së faqeve, ju mund të ktheheni përsëri në faqen e parë.
Disa terma të vështira janë shpjeguar me anë të fjalëve në faqet e gjuhës finlandeze.
Menuja kryesoreështë ndarë sipas çështjeve më thelbësore që kanë të bëjnë me emigracionin dhe jetën në Finlandë. Menunë kryesore mund ta shihni si menu zbritëse në çdo faqe, kur klikoni shigjetën poshtë titullit ”zgjidh temën”, që ndodhet në anën e majtë të faqes.
Motorri i kërkimit me fjalë që gjendet në qoshen lart, në anën e djathtë të faqes, lehtëson gjetjen e informacioneve, edhe atëherë kur nuk dini ku mund të kërkohet përgjigjia. Informacione mund të kërkoni vetëm tek një version gjuhe njëherësh.
Përpjekjet tona synojnë të krijojnë sa më shumë të jetë e mundur lidhje në Infopankki me faqe të tjera interneti që përmbajnë informacione të dobishme në gjuhë të ndryshme. Kjo nuk është gjithmonë e mundur. Nëse rreth kësaj teme, në faqet e internetit të autoriteteve përkatëse nuk ka informacion në gjuhën tuaj në Infopankki, atëherë lidhja ju çon tek faqet në finlandisht. Megjithatë, shpeshherë në faqet e internetit të autoriteteve, mund të ketë informacione mbi temën edhe në suedisht apo anglisht.
Në anën e djathtë të secilës, faqe gjendet menuja ”Informacione lokale” (paikallistietoa). Kur dëshironi informacione mbi shërbimet në komunën tuaj, zgjidhni qytetin nga menuja ose klikoni në emrin e komunës në hartë. Rubrika që në hartë është shënuar ”Rajoni i Helsinkit”, përmban informacione për Helsinkin, Espoo-n, Vantaa-n dhe Kauniainen-in. Lista e komunave do të plotësohet kur qytetet të shtojnë informacionet e tyre në këtë shërbim.