Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Invalidët

Vammaiset

Shërbimet për invalidë

Për invalidë ofrohen shërbime të veçanta, midis të tjerash, lidhur me banimin, transportin dhe komunikacionin. Kur kërkoni shërbime për invalidë keni nevojë për çertifikatë nga mjeku. Çertifikata merret, zakonisht, nga qendra shëndetësore (terveysasema).

Personi invalid i moshës nga 16-64 vjeç mund të kërkojë nga Kela ndihmë financiare për invalid (vammaistuki) në se ai ka banuar në Finlandë për kohë të mjaftueshme. Informacione të mëtejshme do të gjeni në faqet internetore të Kelas. Kela organizon dhe kompenson rehabilitim (kuntoutus) mjekësor për invalidët e plotë ndërsa për invalidë të pjesshëm organizon rehabilitim profesional (ammatillinen kuntoutus).

Nëna ose babai mund të marrin asistencë për kujdes të veçantë (erityishoitoraha) në se ai/ajo nuk mund të shkojë në punë ndërkohë që kujdeset në spital ose në disa raste në shtëpi për fëmijën invalid të moshës nën 16 vjeç. Në se babai ose nëna kujdesen në shtëpi për fëmijën invalid, ai/ajo mund të kërkojë nga Kela mbështetjen financiare për kujdesin e fëmijës (lapsen hoitotuki). 

Fëmija invalid mund, në disa raste, të marrë nga Kela edhe rehabilitim mjekësor të fëmijës me invaliditet të plotë.

Informacione të mëtejshme:

Suomi.fi
Hilma
Sosternet

Guida e shërbimeve për emigrantë invalidë ofrohet në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
anglisht
rusisht
serbokroatisht
somalisht
arabisht

A kujdesni në shtëpi për të afërmin tuaj që është invalid? A është puna e vështirë? Në faqen Mbështetja financiare për kujdesin për të afërmin në Infopankki, do të gjeni informacione të dobishme mbi mbështetjen financiare për kujdesin për të afërmin, si dhe lidhje të ndryshme. 

Informacione mbi politikën për invalidë të shtetit finlandez ka në finlandisht dhe anglisht.

Mësimi i veçantë për fëmijë invalidë

Fëmija invalid mund të marrë mësim të veçantë.

Lidhje të dobishme

Personat me dëgjim të ulur:

Kuulonhuoltoliitto ry (Bashkimi i kujdesit për persona me dëgjim të ulur)
Kuurojen liitto ry (Bashkimi i personave të shurdhët)
Suomalaisen viittomakielen perussanakirja (Fjalori bazë i gjuhës finlandeze të shenjave)

Personat me shikim të dëmtuar:

Näkövammaisten keskusliitto (Bashkimi qendror i personave me shikim të dëmtuar)
Näkövammaisten kirjasto (Biblioteka e personave me shikim të dëmtuar)

Personat me zhvillim të mangët:

Kehitysvammahuollon tietopankki (Banka informative e kujdesit për persona me zhvillim të mangët)
Kehitysvammaliitto (Bashkimi qendror i personave me zhvillim të mangët)
Kehitysvammaisten Tukiliitto ry (Shoqata për mbështjen e personave me zhvillim tëmangët)