Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Institucionet shkollore profesionale dhe gjimnazet

Ammatilliset oppilaitokset ja lukiot

"Kush ka frikë të pyesë, ka turp të mësojë."
(Proverb danez)

Në shkollimin e shkallës së dytë bëjnë pjesë gjimnazi dhe shkollimi profesional. Hyrja në këto shkollime bëhet me anë të aplikimeve të përgjithshme për të gjithë vendin, në pranverë dhe në vjeshtë. Mund të aplikoni nëpërmjet shërbimit në internet www.haenyt.fi. Në qoftë se nuk keni çertifikatë finlandeze të shkollës fillore, atëhere duhet të aplikoni duke plotësuar një formular tjetër që quhet ”Joustava valinta”. Informacione të mëtejshme mbi aplikimin për në shkollimin e shkallës së dytë, mund të merrni në faqet e internetit të drejtorisë arsimore (opetushallituksen).

shkollimin në internet (koulutusnet), të Drejtorisë Arsimore, ka informacione aktuale në finlandisht (suomeksi), suedisht (ruotsiksi) dhe anglisht (englanniksi) mbi shkollimin në gjimnaz, shkollimin profesional, shkollat e larta profesionale dhe për universitetet në Finlandë.

Mos harro se, periudha e aplikimit në shumicën e vendeve të studimit zakonisht është kohë përpara fillimit të vitit të ardhshëm shkollor. Duhet gjithashtu, të rezervoni kohë edhe për marrjen e çertifikatës së aftësive gjuhësore. Për studentët e huaj mund të ketë kohë të veçantë aplikimi. Mos harroni të informoheni me kohë mbi aplikimet për vendet e studimit!

Kush ju këshillon?

Në shkolla ka instruktorë të studimeve, të cilët japin informacione mbi shkollimin në shkollën ku nxënësi mëson. Ata japin edhe informacione mbi institucionet e tjera shkollore dhe mënyrën e aplikimit në to.

Në faqet internetore të Opintoluotsi:t ka informacione mbi vendet ku mund të merrni këshilla mbi mundësitë e shkollimit gjatë fazave të ndryshme të jetës. Ose mund informoheni direkt nga institucioni përkatës shkollor.

Gjimnazi

Zakonisht gjimnazi zgjat tre vjet. Për t’u pranuar në gjimnaz duhet çertifikata e shkollës fillore. Në përfundim të gjimnazit jepet diploma e pjekurisë (yliopilastutkinto). Diploma e pjekurisë ndihmon për të vazhduar shkollimin në shkollat e larta.

Guida shkollore e Drejtorisë Arsimore mbi shkollimin pas shkollës fillore: informacione mbi gjimnazin në pikën ”Lukiokoulutus”. Në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore ka edhe informacione mbi shkollimin në gjimnaz për imigrantë (maahanmuuttajien lukiokoulutuksesta).

Në faqet e internetit thisisFinland ka informacione në anglisht për shkollat e huaja ndërkombëtare në Finlandë (kansainvälisistä kouluista Suomessa).

Shkollimi profesional i shkallës së dytë

Shkollimi profesional i shkallës së dytë zakonisht zgjat rreth tre vjet.

Për imigrantin organizohet një shkollim përgatitor për shkollimin bazë profesional, që lehtëson hyrjen në shkollimin profesional. Para shkollimit profesional është e mundur të studiohet edhe një vit shtesë në shkollën fillore, në ”klasën e dhjetë”.

Në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore (opetushallituksen sivuilla) ka informacione mbi shkollimin profesional për imigrantë, sipas rendit alfabetik. Mund të kërkoni gjithashtu edhe institucione të ndryshme shkollore profesionale, të fushave të ndryshme nga Opintoluotsi në finlandisht (suomeksi) dhe suedisht (ruotsiksi). Në faqet e internetit të Ministrisë së Punës dhe Ekonomisë (työ- ja elinkeinoministeriön), do të gjeni informacione mbi profesione të ndryshme. Në faqet e internetit Ammatillinenkoulutus.com ka informacione mbi shkollimin profesional në finlandisht (suomeksi), suedisht (ruotsiksi) dhe anglisht (englanniksi).

Pas shkollimit profesional mund të vazhdohen studimet, për shembull, në shkollat e larta profesionale dhe në shkollat e larta. Vazhdimi i studimeve në këto shkolla, nuk është automatik, por bëhet me anë të aplikimeve. Shpesh, duhet dhënë edhe provimi pranues. Për informacione të mëtejshme këshillohuni me instruktorin e studimeve të shkollës ku mësoni.