Tietoa palvelusta
Informacione mbi shërbimin
Shërbimi në rrjet Infopankki.fi mbështet integrimin e imigrantëve duke ofruar informacione mbi shoqërinë finlandeze dhe shërbimet e saj në 15 gjuhë të huaja, nga këndvështrimi i imigrantit. Infopankki.fi ka grumbulluar informacione bazë të shumë çështjeve, ndër të cilat, mbi çështjet e lejeve, mbi shkollimin dhe punësimin, mësimin e finlandishtes dhe suedishtes, mbi banimin dhe shërbimet sociale, mbi shoqërinë, kulturën dhe kohën e lirë.
Shërbimi në rrjet ka si objektiv tre grupe të rëndësishëm:
- Imigrantët që banojnë në Finlandë
- Autoritetet zyrtare të migracionit
- Të huajt që kanë ndërmend të transferohen në Finlandë
Infopankki u shërben imigrantëve anembanë Finlandës, por veçanërisht, imigrantëve që banojnë në qytetet anëtare të shërbimit. Në faqe ka informacione lokale mbi rajonin e Helsinkit (Helsinki, Espoo, Vantaa dhe Kauniainen), Turkut, Tamperes, Savos së Jugut (Mikkeli, Savonlinna dhe Pieksämäki), Kuopios, Rovaniemit si dhe mbi provincën e Kainut. Në të ardhmen pritet që në këtë shërbim të anëtarësohen edhe rajone të tjera.
Gjuhet e Infobankës janë finlandishtja, suedishtja, anglishtja, estonishtja, frëngjishtja, somalishtja, serbo-kroatishtja, turqishtja, arabishtja, persishtja, gjuha kineze, gjuha spanjolle, gjuha shqipe dhe gjuha kurde (sorani). Të gjitha përmbajtjet e faqeve në gjuhë të ndryshme janë identike, kështu që mund të kaloni nga një vend i versionit në një gjuhë, në të njëjtin vend të versionit në një gjuhë tjetër.
Infopankki.fi mbështetet te shërbimi në rrjet, në bashkëpunim dhe në qarkullimin e informacioneve midis autoriteteve zyrtare, sektorit të tretë, imigrantëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Dega e Helsinkit, e Infobankës, përgjigjet për informacionet e përgjithshme të shërbimit në rrjet dhe kjo degë kujdeset edhe për informacionet mbi shërbimet në rubrikën e rajonit të Helsinkit. Në këtë degë punojnë shtatë punonjës. Për informacione të tjera lokale përgjigjet zyra e secilit prej qyteteve.
Rinovimi i shërbimit në rrjet, Infobankës 2009-2012
Gjatë viteve 2009-2012 shërbimi në rrjet do të rinovohet në brendi, në strukturë dhe në teknikë. Në sajë të rinovimit, Infobanka u shërben edhe më mirë grupeve të ndryshme të imigrantëve. Rinovimet marrin parasysh, ndër të tjera, imigrantët që kanë ardhur në kërkim të punës, studentët dhe refugjatët, si dhe nevojat e tyre për informacion. Në mbështetje të rinovimit të shërbimit në rrjet, është themeluar një panel përdoruesisht prej 15 anëtarësh. Tema kryesore e rinovimit është barazia dhe pjesëmarrja. Shërbimi i ri në internet do të hapet në vitin 2012.
Kërkimi për kurse të gjuhës finlandeze
Kërkimi për kurse të gjuhës finlandeze është pjesa e parë e një shërbimi të ri në internet. Kërkimi për kurse gjendet në adresën www.finnishcourses.fi.Kërkimi për kurse përmbledh të gjitha informacionet për imigrantët, lidhur me kurset e finlandishtes në rajonin e Helsinkit. Shërbimi informon për të gjitha kurset për persona në moshë të rritur. Kurset mund t’i kërkoni në finlandisht, anglisht dhe rusisht.
Rinovimi i shërbimit në rrjet, të Infobankës shfrytëzon edhe brendinë e projektit (ECHA, 2007-2009) të Drejtorisë për Substanca Kimike, të qytetit të Helsinkit, që kishte në fokus imigrantët që janë shpërngulur për shkak të punës.
Realizues teknik i rinovimit të shërbimit në internet është zgjedhur Innofactor. Kompania e përkthimeve Lingoneer përgjigjet për përkthimet që do të bëhen gjatë rinovimit. Hahmo Design do të bëjë realizimin e imazhit të shërbimit të rinovuar në internet.
Organizimi i shërbimit dhe financimi
Zhvillimi dhe rinovimi i Infobankës është i mundur në sajë të marrëveshjes pesëvjeçare për bashkëpunim midis shtetit dhe komunave (2009-2013). Partnerët e shtetit në financim janë Ministria e Brendshme, Ministria e Punës dhe Sipërmarrjes, Ministria e Arsimit dhe Kela. Për më tepër, shërbimi do të aplikojë për mbështetje financiare shtetërore nga Ministria e Financave, me qëllim financimin e zhvillimit të shërbimit. Nga ana administrative, Infobanka funksionon në vartësi të Qendrës Kulturore të Helsinkit. Për pjesën e komunave përgjigjen komunat pjesëmarrëse. Zhvillimi i kërkimit të kurseve në finlandisht në rajonin e Helsinkit bëhet nëpërmjet financimit të ESR. Veprimtaria e Infopankkit drejtohet nga një grup drejtimi, ku janë të përfaqësuar të gjithë financuesit. Nga ana administrative Infopankki varet nga Zyra për Komunikim e administrës së qytetit të Helsinkit.
Histori
Shëbimi në rrjet Infopankki.fi, lindi në projektin ”Qendra e hapur mësimore” (2001-2003), që ishte një bashkëpunim midis Caisa-s dhe bibliotekës së qytetit të Helsinkit në qendrën kulturore të Helsinkit. Në vitin 2005 u anëtarësua Turku dhe Tampere, në vitin 2006 Rovaniemi, Kuopio dhe rajoni i Kainut. Faqet e internetit të Espoo-s, Vantaa-s dhe Kauniainenit u hapën në vitin 2009, si pjesë e rubrikës së rajonit të Helsinkit. Savo e Jugut u anëtarësua në këtë shërbim në fund të vitit 2010.
Qendra shumëkulturore e shërbimit të informacioneve “Selma”, që shërben për punëtorët të cilët punojnë në fushën e imigracionit, iu bashkua Infopankkit në vitin 2009. Materialet dhe praktikat e saj do të jenë të dobishme për rinovimin e shërbimit në internet. Veprimtaria e Selma-net.fi përfundoi kur informimi për kurse të gjuhës finlandeze filloi të bëhej në adresën finnishcourses.fi.
Në vitin 2012 Infopankki u largua nga Qendra kulturore për t’u bërë pjesë e Zyrës për Komunikim, të qytetit të Helsinkit . Po kështu, veprimtaria e Infopankkit shndërrohet nga një projekt i përkohshëm për rajonin e Helsinkit në një shërbim të përhershëm.
Vlerësimet
2007
Vula e cilësisë nga komisioni Europian për shërbimet e mira publike, në internet (Good Practice label)
2008
Çmimi shtetëror për botimin e informacionit, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Caisa dhe Dega e Mështekës për Vitin për Infobankën, çmimi për bashkëpunim nga redaksia e Suomi.fi