Lääkkeet
Ilaçet mund t’i blini në farmacia. Për blerjen e disa ilaçeve keni nevojë për recetë, të cilën e shkruan mjeku. Merrni me vete kartën e Kelas, sepse sigurimi shëndetësor kompenson një pjesë të madhe të ilaçeve të lëshuara nga mjeku.
Në farmaci është e mundur të ndërroni ilaçin e dhënë nga mjeku me një ilaç më të lirë, në se në të dy ilaçet kanë të njëjtën substancë vepruese. Farmacistja i tregon klientit në se ka alternativë për ilaç më të lirë.
apteekit.org