Gjuha Finlandeze
Mësimi i finlandishtes është i detyrueshëm për të pasur një integrim të përshtatshëm në shoqërinë finlandeze dhe në Kajaani. Pa mësuar finlandishten është pothuaj e pa mundur të gjesh një punë.
Kurse integrimi
Zyra e punës ofron kurse të gjuhës finlandeze për të rritur emigrantë. Për të mësuar më shumë mbi këto kurse ju lutem kontaktoni zyrën e punës ose shkoni tek faqja www.mol.fi.
Kainuun monikulttuurinen toimintakeskus Monika (Kainuu Qendra e Veprimtarive Shumë-Kulturore Monika)
Qendra e veprimtarive Monika ofron kurse të gjuhës finlandeze.
Për të mësuar më shumë shkoni në faqen www.monika.fi ose shkoni tek qendra në Väinämöisenkatu 12, 87100 Kajaani, tel: (08) 636 662.
Finlandishtja përmes hobit
Ju mund të mësoni finlandishten edhe duke u regjistruar në klubet e ndryshme të pasioneve. Kolegji i komunitetit organizon kurse të ndryshme si për të rritur ashtu edhe për fëmijë.
Për më shumë informacion shihni:
Kajaani dheVuolijoki: www.kajaani.fi/kaukametsa
Kuhmo: www.kuhmo.fi
Suomussalmi: www.suomussalmi.fi
Sotkamo: www.sotkamo.fi/kansalaisopisto
Biblioteka
Bibliotekat në Kajnuu kanë shumë libra dhe kaseta audio për të mësuar gjuhën finlandeze në shtëpi ose ku ndodheni.
Kainuun maakuntakirjasto (Kainuu Regional Library), Kauppakatu 35, 87100 Kajaani, tel: (08) 6155 2424. Biblioteka gjithashtu ka degë në zonat e mëposhtme të Kajaani: Lohtaja, Lehtikangas, Kuurna dhe në spitalin qendror të Kainuu.
Bashkitë e Kainuu si dhe bashkia e Kuhmo kanë bibliotekat e tyre. Një bibliotekë lëvizëse shërben edhe në zonat rurale në shumicat e bashkive.
Testi i Gjuhës Finlandeze
Kaukametsän opisto (Kolegji i Kaukametsä) në Kajaani organizon provime për njohuritë e gjuhës finlandeze si dhe përgatitje për këto teste. Para se të huajt të mund të aplikojnë për gjuhën finlandeze ata duhet të kalojnë një here nivelin tre të njohurisë së gjuhës. Ai ka kushtet e mëposhtme:
Për të mësuar më shumë shihni Yleiset kielitutkinnot (çertifikatat kombëtare të njohurisë së gjuhës).
Sposnsorizuesi kryesor i kësaj faqeje është Fondi Social Evropian.