Suomen ja ruotsin kieli
Gjuha finlandeze dhe suedeze
"Ai që di gjuhë, ndihet në çdo vend si në shtëpinë e vet."
(Proverb hollandez)
Finlanda është një shtet me dy gjuhë zyrtare (Suomi on kaksikielinen maa
)
Në Finlandë ka dy gjuhë zyrtare, gjuha finlandeze dhe gjuha suedeze. 91% e popullsisë flet finlandishten si gjuhë amtare dhe 5% flet suedisht. Suedishtja flitet më shumë në bregdetin perëndimor dhe jugor të Finlandës.
Në Finlandë është e mundur të mësosh në finlandisht dhe në suedisht.
Komunat finlandeze mund të jenë me një ose dy gjuhë zyrtare. Kur keni takim me nëpunës shtetërorë (psh: në zyrën e punës dhe të sipërmarrjes), ju keni të drejtë të flisni në finlandisht ose suedisht. Në komunat me dy gjuhë zyrtare, ju mund t’i përdorni të dyja gjuhët edhe gjatë takimeve me nëpunësit e komunës (psh: në zyrën e socialit).
Në disa vende pune duhet të dëshmoni se jeni i aftë të komunikoni si në finlandisht ashtu edhe në suedisht.
Në faqet e internetit të Ministrisë së Drejtësisë ka informacione në finlandisht (suomeksi) dhe suedisht (ruotsiksi) mbi ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Mësimi i gjuhës në Finlandë (kielen opiskelu Suomessa
)
Nëse dëshiron të integrohesh (kotoutua) në Finlandë, është shumë me rëndësi që të mësosh gjuhën.
Në Finlandë, kurse të gjuhës finlandeze dhe suedeze organizohen në institucione shkollore, organizata dhe projekte të ndryshme.
Klientët e zyrës së punës dhe sipërmarrjes (Työ- ja elinkeinotoimiston) mund të aplikojnë për kurse të finlandishtes nëpërmjet zyrës së punës. Shkollimi për punëtorë është falas për studentët. Informacione mbi kurset e gjuhës finlandeze për punëtorët, mund të gjeni në faqet internetore të drejtorisë së punësimit.
Në institucionet shkollore kurset fillojnë zakonisht në gusht ose shtator, si dhe në janar. Është e rëndësishme të regjistroheni me kohë para fillimit të kursit. Pyesni nga institucioni shkollor se kur bëhet regjistrimi.
Në faqet internetore të drejtorisë arsimore (Opetushallitus) mund të gjeni informacione mbi mësimin e finlandishtes në shkollat e ciklit të ulët të nxënësve me prindër emigrantë.
Informacione të mëtejshme mbi kurset për gjuhë dhe organizatorët e tyre, ka në faqet e internetit të Infopankki-t, kurset në të gjithë Finlandën (kursseja eri puolilla Suomea).
Në faqet e internetit të Infopankki-t, gjuha finlandeze në internet(suomen kieltä internetissä) ka lidhje të faqeve të internetit, ku mund të mësoni finlandisht.
Ku mund të mësohet gjuha finlandeze?
Kurset internetore
Informacione mbi materialet mësimore të finlandishtes
Informacione mbi fjalorë të disa gjuhëve
Materiale mësimore për gjuhën finlandeze (Suomen kielen oppimateriaaleja
)
A po kërkoni metoda mësimi, fjalorë ose materiale të tjera mësimore për gjuhën finlandeze?
Në faqet e internetit të Qendrës e Shkëmbimeve Kulturore Ndërkombëtare CIMO, do të gjeni informacione në finlandisht mbi materialet mësimore (oppimateriaaleista).
Në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore (opetushallituksen sivuilla) ka informacione mbi fjalorë në gjuhë të ndryshme.
A keni nevojë për dëshmi të gjuhës finlandeze ose suedeze?
Për shembull, në se kërkoni nënshtetësinë finlandeze, ju duhet të keni njohuri të mjaftueshme të finlandishtes, suedishtes ose të gjuhës finlandeze të shenjave. Njohuritë e gjuhës mund t’i provoni, për shembull, duke mbrojtur diplomën e përgjithshme të gjuhës (yleisen kielitutkinnon). Diploma duhet mbrojtur me notën “pranueshëm” dhe të jetë e nivelit të tretë. Kjo nënkupton nivelin bazë të gjuhës. Mos harroni ta mbroni me kohë diplomën. Shpesh radha e kandidatëve për të mbrojtur diplokmë është e gjatë, prandaj rezervoni kohë për proçesin. Regjistrohuni direkt në një institucion shkollor, ku organizohen provimet e diplomës gjuhësore. Informacione mbi këto vende, si dhe mbi kohën e provimeve mund të gjeni në faqet internetore të drejtorisë arsimore.
Ju mund të dëshmoni njohuritë gjuhësore edhe në mënyra të tjera. Njihuni fillimisht me kërkesat. Informacione më të hollësishme gjeni në faqet e internetit, të Drejtorisë së Migracionit, në finlandisht (pdf).