Mistä rahoitusta opiskeluun?
Shtetasi i huaj mund të marrë ndihmë financiare për shkollim, në se ai/ajo është me banim të përhershëm në Finlandë dhe në se arsyeja e qëndrimit në Finlandë nuk është për shkak të studimeve. Vendi i studimit duhet të jetë në Finlandë dhe kohëzgjatja të jetë të paktën tetë javë. Studimi duhet të jetë aktivitet kryesor.
Studimet profesionale konsiderohen si aktivitet kryesor kur koha e studimeve në javë është të paktën 25 orë. Studimi në gjimnaz konsiderohet aktivitet kryesor në se studimi përfshin jo më pak se 75 kurse. Studimi në shkollë të lartë konsiderohet aktivitet kryesor në se në përfundim të studimit merret diploma e shkollës së lartë ose në se studenti kryen mesatarisht jo më pak se pesë pikë për çdo muaj mësimor.
Mësimi për të rritur konsiderohet aktivitet i dorës së dytë. Pjesëmarrësi në këtë lloj mësimi nuk mund të përfitojë ndihmë financiare për shkollim.
Personat e papunë mund të studiojnë në gjimnazet për të rritur pa humbur të drejtën e përftimit të asistencës ditore të papunësisë. Emigrantët që janë duke u integruar mund të marrin mbështetje financiare të integrimit në se mësojnë në gjimnazet për të rritur. zyra e punës dhe e sipërmarrjes mund të njësojë mësimin në gjimnazin për të rritur.
Informacione të mëtejshme mbi ndihmën financiare për studim mund të merrni nga Kela, nga Opintoluotsi ose nga institucionet shkollore. Në faqet internetore të Kelas ka informacione edhe mbi ndihmën financiare për shkollim për të huaj.
Gjatë periudhës së pjesëmarrjes në shkollimin e fuqisë punëtore, emigranti mund të përftojë ndihmë financiare për integrim, kompensim nga tregjet e punës dhe ndihmë financiare për shkollim. Për më tepër informacione drejtohuni te enti për punësim zyra e punës dhe e sipërmarrjes dhe Kela. Informacione të mëtejshme do të gjeni në faqet internetore të Drejtorisë së Punës.