Perhe
Sipas ligjit finlandez burrat dhe gratë janë të barabartë. Zyrtari duhet të mbështesë barazinë e burrave dhe grave. I deleguari për çështjet e barazisë gjinore (tasa-arvovaltuutettu) mbikqyr zbatimin e ligjit. Prej tij mund të merrni këshilla lidhur me çështje të barazisë gjinore.
Broshura mbi projektin ”Pema familjare” mbi edukimin, gjendet në gjuhë të ndryshme:
finlandishte e thjeshtë
somalisht
somalisht përkthyer në finlandisht
rusisht
rusisht përkthyer në finlandisht
Familja me fëmijë mund të kërkojë ndihma financiare të ndryshme. Informacione për këto ndihma ka në faqet Kur jeni shtatzënë dhe Fëmijët dhe të rinjtë.
Në situata krizash shihni faqen Problemet familjare.
Organizata e kujdestarisë së vetme dhe të përbashkët
(Yksinhuoltajien ja yhteishuoltajien liitto) ofron informacione për familjet me një prindër. Organizata ”Familjet e ylberit” (Sateenkaariperheet ry) është bashkimi i homoseksualëve, biseksualëve, transeksualëve finlandezë dhe i fëmijëve të tyre, që organizon veprimtari dhe ofron informacione. Punëtori i ”transtukipiste” jep këshilla për persona që kanë antarë të familjes i cili bën pjesë në minoritet gjinor.
Planifikimi familjar
Në qendrat shëndetësore dhe këshillmoret familjare dhe parandaluese mund të merrni ndihmë për planifikimin familjare dhe parandalimin e shtatzënisë. Mjete kontraceptive mund të blini, për shembull, nga dyqanet ushqimore dhe farmacitë.
Informacine mbi metoda të ndryshme kontraceptive