Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Ekonomia e shoqatës

Yhdistyksen talous

Ekonomia e shoqatës duhet të jetë e mirë. Paratë janë resurset e shoqatës dhe përgjegjëse për to është administrata. Të gjitha fitimet dhe shpenzimet e shoqatës duhen shënuar në bilancin ekonomik. 

Kur hapet llogaria bankare e shoqatës, duhet të keni edhe dëshmitë e mëposhtme me vete:

  • Procesverbalin e themelimit të shoqatës  
  • Dëshminë e regjistrimit

Gjithashtu duhet vendimi i administratës (procesverbali i tij) se kush ka të drejtë të përdorë llogarinë bankare të shoqatës. Në mbledhjen e shoqatës vendoset se kush ka të drejtë ta përdorë llogarinë e shoqatës. Të drejtën e përdorimit të llogarisë mund të ketë, për shembull, përgjegjësi i shoqatës për financën dhe kryetari.

Viti fiskal i shoqatës është viti kalendarik. Administrata bën propozimin mbi buxhetin e shoqatës, që miratohet në mbledhjen e shoqatës. Administrata dhe përgjegjësi i financës kujdesen për çështjet financiare gjatë vitit fiskal. Të gjitha fitimet dhe shpenzimet shënohen në bilancin ekonomik të shoqatës. Të gjitha faturat duhet të ruhen.

Kuota e antarësisë përcaktohet në mbledhjen vjetore të shoqatës.

Shoqata e regjistruar mund të kërkojë ndihma të ndryshme financiare.

Në përfundim të vitit fiskal, bëhet mbyllja e bilancit ekonomik, ku shënohen të ardhurat dhe shpenzimet e shoqatës. Llogaritarët e shoqatës kontrollojnë llogarinë e shoqatës dhe hartojnë një raport mbi kontrollin.

Yhdistystoimintaopas -> ”Talous”.