Avioero
Divorcin mund ta kërkojnë të dy bashkëshortët së bashku ose edhe njëri prej tyre. Formulari i divorcit dorëzohet në sekretarinë e gjykatës komunale të komunës së banimit të njërit prej bashkëshortëve.
Në se vetëm njëri prej bashkëshortëve kërkon divorc, atëhere gjykata komunale ja dërgon bashkëshortit tjetër formularin për dijeni. Divorci miratohet, ndonëse njëri prej bashkëshortëve mund ta kundërshtojë atë. Informacione të mëtejshme mbi divorcin ka në faqet internetore të Ministrisë së Drejtësisë.
Në situatat e divorcit është e mundur të merrni ndërmjetës vullnetar për çështjet familjare pa patur nevojë për të shkuar në gjyq. Në këto seanca ndërmjetësimi marrin pjesë të gjithë ose disa nga anëtarët e familjes. Pyesni zyrën e socialit mbi mundësinë e ndërmjetësimit. Informacione të mëtejshme ka në faqet internetore të Ministrisë së Drejtësisë.
Në se familja ka fëmijë, është e rëndësishme të bini dakort mbi kontributin financiar për fëmijët dhe se me kë do të banojnë ata. Në faqet internetore të bashkimit të kujdestarëve të vetëm dhe kujdestarëve të përbashkët ka shumë informacione, midis të tjerash, mbi divorcin.
Në faqet e Infopankit, në Problemet familjare ka informacione mbi vendet të cilat ofrojnë këshilla për familje.