Structure_LogoPart1



Disa zakone finlandeze

Joitakin suomalaisia tapoja

"Sipas vendit dhe kuvendi"
(Proverb finlandez)

Ata që janë shpërngulur në Finlandë edhe më parë kanë vënë re zakonet finlandeze. Në këtë faqe përmblidhen disa nga këto zakone. Ju mund të keni më shumë nga këto dhe ne i mirëpresim eksperiencat tuaja në funksion të përmbushjes së listës sonë. Dërgoni mesazh në zyrën e Infopankit.

  • Korrektesa është shumë e rëndësishme në Finlandë. Mos u bëni vonë në takime sepse konsiderohet mungesë respekti. Duhet të jesh në orar!
  • Mos ngrini zërin kur flisni me finlandezët, sidomos në vende publike! Zëri tepër kumbues konsiderohet mungesë respekti pasi vetë finlandezi është i qetë.
  • Mos harroni ta shikoni atë në sy. Fakti që personi sheh poshtë apo anash konsiderohet në Finlandë si mungesë ndershmërie.
  • Nëse vizitoni shtëpinë e ndonjë miku finlandez ju duhet ta njoftoni atë më parë për këtë vizitë. Jeta private është e rëndësishme për finlandezin. 
  • Kur hyni në një shtëpi finlandeze hiqni këpucët ose sillni me vete këpucë për përdorim shtëpiak. 
  • Mos harroni të falenderoni kur ngriheni nga tavolina, nëse jeni i ftuar për të ngrënë.
  • Në Finlandë është zakon që në restorant secili person paguan porosinë e vet. Megjithatë mund të thoni me edukatë që preferoni të paguani ju për të dy.
  • Në Finlandë zakonisht kafeja pihet shumë dhe në çdo vend. Për shembull, mbledhjet fillojnë gjithmonë me pirjen e kafesë.
  • Mos u çudit nëse në autobus asnjë nuk ulet afër teje. Kujto sërish intimitetin!
  • Pandershmëria është më e keqja e gjithë të këqijave për finlandezët.
  • Nëse jeni mashkull mos i jepni dorën vajzës finlandeze përpara se ajo vetë të ta shtrije atë, mos e keqkupto miqësine e saj. Miqësia nuk do të thotë që ajo është e interesuar për ty.  
  • Për finlandezët vajtja në sauna edhe pa rroba nuk ka aspak të bëjë me seksin – sauna është vend i shenjtë për finlandezët.
  • Mos harroni të respektoni natyrën kur lëvizni në të. Natyra është afër zemrës së finlandezëve.
  • Shoqëria finlandeze është shumë e rregullt. Kujto rregullin edhe në radha!
  • Në shtëpitë përdhese duhet të ketë qetësi gjatë natës, qetësi kjo që mund të fillojë, për shëmbull në orën 22.00. Në korridoret e pallateve shënohen kohët e qetësisë. Mos shqetësoni!

Në faqet e Helsingin Sanomat ka në anglisht disa pikëpamje mbi zakonet finlandeze që ndonjëherë mund të duken të çuditshme. Lidhja është në gjuhën angleze.

Në faqet e internetit thisisFinland, do të gjeni një guidë ku flitet më detajisht mbi zakonet finlandeze, në gjuhët e mëposhtme:

anglisht (englanti)
rusisht (venäjä)

Informacione mbi festat e Finlandës dhe historikun e tyre ka në faqet e internetit të muzeumit, të qytetit të Helsinkit, në gjuhët e mëposhtme: 

finlandisht (suomi)
suedisht (ruotsi)
anglisht (englanti)