Ulkomaiset tutkinnot Suomessa
Në se ke diplomë të shkollës së lartë nga vendet anëtare të BE:së dhe vendet e BEE:së mund të bësh lutje në Drejtorinë Arsimore për të kërkuar njehsim të studimeve të huaja me ato vendase. Në se ke diplomë të marrë në vendet e BE:së ose të BEE:së, atëhere mund të kërkosh njohje të diplomës. Njehsimi dhe njohja e diplomave bëhet kundrejt një shpërblimi. Për informacione të mëtejshme mbi diplomat e shteteve të huaja, ka në faqet e internetit të Opintoluotsi-t
Në vitin 2010 qendrat këshillimore (Amare-ohjauskeskukset) në Helsinki, në Kotka, në Kouvola dhe në Lahti do të mund të ofrojnë këshilla në finlandisht dhe në anglisht për ata persona që kanë diplomë të lartë, të kryer jashtë Finlandës.
Në se dëshironi të vazhdoni studimet tuaja në Finlandë diploma e huaj mund të kompensojë të gjitha lëndët bazë ose një pjesë të tyre. Për këtë çështje vendos vetë institucioni përkatës shkollor, kështu që nuk ka nevojë për njehsim ose njohje të veçantë të diplomës. Për informacione të mëtejshme pyesni në fakultetin përkatës.
Në disa profesione, për shembull: në fushën e kujdesit shëndetësor, është e nevojshme të jeni i pajisur me të drejtën për ushtrimin e profesionit, përpara ushtrimit të profesionit. Në faqet e internetit, të Drejtorisë Arsimore do të gjeni informacione mbi këto profesione si dhe mbi vendet nga ku mund të kërkoni të drejtën e ushtrimit të profesionit. Rregulloret janë të ndryshme dhe ndryshimet varen nga fakti se personi është apo jo shtetas i BE:së apo i BEE:së. Informacione të mëtejshme mund të merrni nga organet që vendosin për të drejtën e ushtrimit të profesionit. Të dhënat e këtyre organeve gjenden në faqet internetore të Drejtorisë Arsimore.
Ushtrimi i profesionit në fushën e kujdesit shëndetësor në Finlandë
A keni diplomë të marrë në një shtet të BE:së nga fusha e kujdesit shëndetësor?
Informacione mbi këtë temë ka në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
anglisht
A keni diplomë të marrë në një shtet që nuk është anëtar i BE:së dhe dëshironi të punoni në Finlandë?
Informacione mbi këtë temë ka në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
anglisht