Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Detyrimet dhe të drejtat e qeraxhiut

Vuokralaisen velvollisuudet ja oikeudet

"Shtëpia është streha më e sigurtë e njeriut.”
(Proverb nigerian)

Të drejtat dhe detyrimet e qirapaguesit:

  • qiraja paguhet çdo muaj para skadimit të afatit.
  • ju mbani përgjegjësi për çdo dëm që shkaktoni. Mbani përgjegjësi edhe për dëmet e shkaktuara nga miqtë tuaj.
  • zbatoni rregullat e  banimit, të cilat gjenden pranë derës së jashtme në korridorin e pallatit.
  • kontrata e qirasë ndërpritet me shkrim. Shpërngulja nga banesa bëhet 1 muaj pas ditës së ndërprerjes së kontratës.

Informacione të mëtejshme ka në faqet e internetit të projektit ”Kotilo” në shqip (albaaniaksi), anglisht (englanniksi), polonisht (puolaksi), somalisht (somaliksi), suedisht (ruotsiksi) dhe rusisht (venäjäksi). (pdf, 6 faqe)

Të drejtat dhe detyrimet e qiradhënësit:

  • qiradhënësi është përgjegjës për mirëmbajtjen e banesës, por nuk kompenson dëmet e shkaktuara nga banori.
  • qiradhënësi mund ta ndërpresë kontratën vetëm me shkrim dhe për të duhet të ketë një arsye të fortë.
  • qiradhënësi mund të përzejë banorin me vendim të gjykatës banesore vetëm në rast se qirapaguesi nuk paguan qiratë, ose kur ai/ajo bën vazhdimisht jetë që shqetëson të tjerët.