Yrittäjän velvollisuudet ja oikeudet
Lejet e nevojshme për sipërmarrje (yrittämiseen tarvittavat luvat)
Personët që jetojnë me anë të tregtisë dhe në komunitete që ndodhen brenda zonës ekonomike të Evropës, kanë të drejtë të merren me biznes të ligjshëm dhe të drejtë në Finlandë. Ushtrimi i biznesit në Finlandë është kryesisht veprimtari që bëhet me leje dhe ndonëse ndonjëherë nuk ka nevojë për leje, kur fillohet biznesit është e nevojshme të lajmërohen autoritetet zyrtare. Këto autoritete zyrtare janë autoritetet zyrtare të komunës ose bashkisë, policia, administratat e rretheve dhe ministritë. Për shembull, në vendet e punës të bizneseve që merren me shitje të artikujve ushqimore ose në sallonet e estetikës, para fillimit të ushtrimit të veprimtarisë duhet bërë kontrolli dhe duhet marrë leje nga autoritetet shëndetësore të komunës.
Detyrimet e sipërmarrësit (Yrittäjän velvollisuudet)
Prandaj duhet të bëhet kujdes dhe të sqarohet se çfarë lloj lejesh nevojiten për të themeluar një biznes, çfarë lajmërimesh duhen bërë dhe cilat ligje e detyrime janë përgjegjësi e sipërmarrësit. Këto përgjegjësi përfshijnë të gjitha lajmërimet te autoritetet zyrtare dhe pagesat përkatëse, regjistrimi i biznesit, si dhe detyrimi tatimor e të drejtat për pakësimin e tatimit të vlerës së mbishtuar.
Sipërmarrësi duhet, gjithashtu, të kujdeset për pensionin e tij dhe të punëtorëve të tij, për pagesat në rast papunësie, për sigurimet e biznesit dhe punëtorëve, për pagesat shoqërore (sociale) dhe për mbajtjen paraprake. Lidhur me rekrutimin e punëtorëve, kontratat e punës dhe pagesat e pagave ka ligje të veçanta të cilat duhen marrë parasysh. Në Finlandë secili sipërmarrës është i detyruar për të mbajtur kontabilitetin.
Informacione të mëtejshme (lisää tietoa)
Informata më të hollësishme dhe këshilla mund të merrni nga qendra për bizneset e reja, ose për shembull nga Udhëzuesi për themeluesin e shoqërisë tregtare (Opas yrityksen perustajalle) i Qendrës për biznese të reja, nga Informatat për themeluesin e shoqërisë tregtare të Yritys-Suomi, nga faqet internetore për biznese NYP (NYP yrityspalvelut), Qendra për biznes, transport dhe mjedis (qendra ELY) (ish qendra TE), ose nga Drejtoria Tatimore.