Millaista työtä?
"Puna është gjë e mirë, por mos harro të jetosh.”
(Proverb bantujan)
Përshkrimi i punës në Finlandë (työnkuva Suomessa
)
Kur kërkon punë dhe mendon se çfarë lloj pune dëshiron të bësh, sqarohu mbi shkollimin që duhet për profesionin dhe detyrat e punës në Finlandë. Këto mund të jenë të ndryshme nga ato të vendit tënd. Për informacione të mëtejshme pyet në zyrën e punës dhe të sipërmarrjes.
Programe mbi zgjedhjen e profesionit dhe ndihmë në planifikimin e karrierës (ammatinvalintaohjelmia ja tukea urasuunnitteluun
)
Në internet ka shumë informacione mbi profesione të ndryshme: çfarë lloj shkollimi duhet për profesione të caktuara, çfarë rroge paguhet për punë të ndryshme, sa e lehtë është të punësohesh nga fusha të ndryshme të jetës.
Në faqet e internetit të zyrës së punës dhe sipërmarrjes, ka informacione në finlandisht (suomeksi), suedisht (ruotsiksi) dhe anglisht (englanniksi) mbi planifikimin e karrierës.
Në faqet e internetit, Ammattinetti, mund të njihesh me profesione të ndryshme, në finlandisht (suomeksi) dhe suedisht (ruotsiksi). Mund të gjesh edhe informacione mbi profesione interesante dhe mbi zhvillimin në të ardhmen.
Në shërbimin për planifikimin e karrierës për të rritur A-URA, mund të kërkoni informacione mbi punën, profesionet, shkollimet dhe mund të bëni ushtrime në finlandisht, që kanë të bëjnë me planifikimin e karrierës.
Ndihmë individuale për zgjedhjen e profesionit (yksilöllistä apua ammatinvalintaan
)
A ke nevojë për ndihmë për të zgjedhur profesionin? Mund të rezervosh takim me instruktorin e zgjedhjes së profesionit në zyrën e punës dhe të sipërmarrjes.