Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Bibliotekat

Kirjastot

"Libri është si një kopësht që futet në xhep."
(Proverb arab)

Biblioteka ka pika shërbimi në çdo anë të Finlandës. Me anë të kartës së bibliotekës mund të huazoni libra, kaseta muzike, kompakt disqe, videokaseta, të përdorni komjuterin si dhe të lexoni gazeta.

Nga shumë biblioteka mund të huazoni libra në gjuhë të ndryshme. Në se në bibliotekën tuaj nuk ka libra në gjuhën tuaj, ose librat janë në sasi të pakët, atëhere kërkoni ndihmë nga personeli. Ata do të mundohen të gjejnë material ose nga bibliotekat e mëdha ose nga Biblioteka Ndërkombëtare (monikielisestä kirjastosta).

Listat me të reja, të bibliotekave ”Helmet” dhe të Bibliotekës Ndërkombëtare, gjenden në gjuhët e mëposhtme:

Librat e rinj në gjuhën arabe (arabiankieliset uutuuskirjat) (30.11.2006)
Librat e rinj në gjuhën bosnjave (bosniankieliset uutuuskirjat) (7.12.2006)
Librat e rinj në gjuhën kineze (kiinankieliset uutuuskirjat) (30.11.2006)
Librat e rinj në gjuhën kroate (kroatiankieliset uutuuskirjat)  (7.12.2006)
Librat e rinj në gjuhën persiane (persiankieliset uutuuskirjat) (7.12.2006)
Librat e rinj në frëngjisht (ranskankieliset uutuuskirjat) (25.9.2007)
Librat e rinj në serbisht (serbiankieliset uutuuskirjat)  (7.12.2006)
Librat e rinj në somalisht (somalinkieliset uutuuskirjat)  (7.12.2006)
Librat e rinj në turqisht (turkinkieliset uutuuskirjat)  (7.12.2006)
Librat e rinj në rusisht (venäjänkieliset uutuuskirjat) (17.01.2008)
Librat e rinj në estonisht (vironkieliset uutuuskirjat) (25.9.2007)

Muzika arabe (arabialainen musiikki) (27.1.2006)
Muzika kineze (kiinalainen musiikki) (27.1.2006)
Muzika kroate (kroatialainen musiikki) (27.1.2006)
Muzika somaleze (somalimusiikki) (7.12.2006)
Muzika turke (turkkilainen musiikki) (27.1.2006)

Në faqet e internetit të Bibliotekës Ndërkombëtare, ka informacione mbi shërbimet e bibliotekave në Finlandë, në gjuhët e mëposhtme:

shqip
finlandisht
suedisht
anglisht
arabisht
spanjisht
gjuha kineze
kroatisht
kurdisht
gjuha farsi
frëngjisht
gjermanisht
somalisht
turqisht
rusisht
gjuhë e qartë (anglisht)
gjuhë e qartë (suedisht)
gjuhë e qartë (finlandisht)

Mund t’i huazoni librat edhe nga biblioteka shëtitëse. Mund të pyesni në bibliotekën më të afërt mbi itnereraret dhe oraret e bibliotekave shëtitëse.

Ku gjenden bibliotekat? (Zgjidh shkronjën me të cilën fillon komuna ku banoni)

Biblioteka të tjera

Biblioteka Baltia (Baltia-kirjasto) që mirëmbahet nga shoqata Tuglas ka informacione mbi ata që janë të interesuar për vendet balltike.