Structure_LogoPart1



Besimi fetar

Uskonto

Në Finlandë ekziston liria e besimit fetar. Çdonjëri ka pra të drejtë të njohë dhe ushtrojë fenë si dhe të drejtën për bindje të lirë. Të gjithë kanë gjithashtu të drejtë t’i përkasin ose jo komunitetit fetar. Askush nuk është i detyruar të marrë pjesë në ushtrimin e fesë nëse ndërgjegja e vet nuk e pranon atë. Informacion i mëtejshëm mbi ligjet e lirisë fetare i gjeni nga faqet e Ministrisë së Arsimit.

Shumica e finlandezëve janë të krishterë dhe ata bëjnë pjesë ose në kishën evangjelike-luterane (82%) ose në kishën ortodokse (1%). Këta dy kisha kanë peshë të madhe në historinë dhe kulturën e Finlandës. Ndaj edhe ato kanë një pozitë të vecantë të bazuar në ligj.

Shoqata të tjera të mëdhaja fetare janë Dëshmitarët e Jehovait, Kisha e Lirë e Finlandës, Kisha Katolike, Kisha Advente e Finlandës dhe Kisha e Mormonëve.Në Finlandë veprojnë gjithashtu dhe shumë komunitete fetare.

Informacione të tjera mbi pozitën e veçantë të kishës luterane dhe ortodokse në Finlandë dhe mbi shoqatat e tjera fetare e regjistrimin e tyre mund të gjeni në faqet internetore të Ministrisë së Arsimit.

Lidhje dhe informacione të tjera mbi fetë e ndryshme do të gjeni në faqet e internetit Fetë në Finlandë (Uskonnot Suomessa).