Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Banimi me qira

Vuokra-asunto

"Në rast se fqinji yt e ka zakon të zgjohet herët, edhe ti do bëhesh i tillë."
(Proverb shqiptar)

Si mund të gjej një banesë me qera?

Banesa me qira jepen nga qytetet, komunat, ndërtuesit e banesave, fondacionet, kompanitë e sigurimeve, bankat dhe pronarët e banesave private. Pjesa më e madhe e banesave me qera financohet lirisht

Një pjesë e banesave me qera është ndërtuar me ndihmën e shtetit. Këto banesa të asistuara nga huaja për shtëpi e subvencionuar nga shteti apo nga huaja me subvencion interesi ndërtohen dhe zotërohen më shumë nga komunat dhe shoqatat bamirëse. Banuesit e banesave me subvencion shteti përzgjidhen mbi baza sociale. Informacion të mëtejshëm mbi bazat e përzgjedhjes dhe mbi aplikimin mund të gjesh në faqet e ympäristö.fi në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Gjithashtu ka edhe banesa për studentë dhe banesa për të rinj. Për grupe të veçanta, si për shembull: për invalidët dhe të moshuarit ka banesa të veçanta.

Ekziston edhe mundësia për të banuar me qira si nënqirapagues në banesën me qira të një qirapaguesi tjetër.

Mund të pyesni nga punëdhënësi juaj në se është e mundur të merrni banesë në bazë të marrëdhënies së punës. Ana e keqe e banesave të tilla është se kur ndërroni vendin e punës, duhet të ndërroni edhe banesën.

Informacion për gjetjen e banesave me qera mund të gjesh në faqet e Infopankit Ku gjendet banesa?

Informacion të mëtejshëm për jetesën me qera

Gjithmonë ju leverdis që kontratën e qirasë ta bëni me shkrim!

Të gjitha banesat me qera përfshihen nga ligji për dhënien me qera të banesave. Në ligje ka rregullore ndër të tjera mbi kontratën e qerasë, sasinë e qerasë si dhe heqjen dorë dhe prishjen e kontratës së qerasë.

Lexo më shumë mbi banimin me qera në faqet e asuminen.fi në finlandisht, suedisht dhe anglisht.