Banimi në Turku (Asuminen)
Ku të gjejë banesë me qëra?
Banesa të lira që ipen me qëra gjinden nga zyrja e qytetit për banesa, nga zyret tjera për dhënjen e banesave me qëra dhe nga personat privat.
Banesat në pronë të qytetit Turku i lëshon me qëra kompania TVT Asunnot Oy. Banesat e lira kërkohen duke plotësuar aplikacionin që është në fuqi 3 muaj. Aplikacionin për banesë mund ta plotëson në mënyrë elektronike në faqet e kompanisë apo në zyre.
TVT Asunnot Oy
Kiinteistö Oy Lehtolaakso
Käsityöläiskatu 3, 20100 Turku
Centrali telefonik i qytetit (02) 330 000
Faksi (02) 262 4894
tvtasunnot@turku.fi
lehtolaakso@turku.fi
Banesa të lira me qëra mund të kërkohen edhe nga SATO Yhtymä Oyj, VVO, YH Länsi Oy.
Banesa për studenta ofron Turun Ylioppilaskyläsäätiö TYS
Banesat tjera me qëra gjinden në: Oikotie.fi, Vuokraovi.com
Ku të gjejë banesë me të drejtë banimi (pronësi e pjesërishme)?
Banesa me të drejtë banimi kërkohet me aplikacionin që gjindet: http://www.vaso.fi/isannointi.asp?id=4
Sa kushton banimi?
Për banimin me qëra paguan qëra nji herë në muaj. Pos qërasë paguan edhe për ujin dhe rymën e shpenzuar. Shpesh edhe për parkinguun e veturës paguan qëra. Në çmimin qërasë së disa banesave hyn edhe lidhja e internetit por në disa banesa tjera këtë duhet ta merr vet.
Llogarinë e qërasë së paguar është mirë ta ruani p.sh. për aplikimin për ndihmë për banim.
Është mirë që secili banorë ta merr sigurimin e shtëpisë nga enti i sigurimit. Pagesa e pranueshme e sigurimit të shtëpisë mirret parasyshë si shpenzim gjatë llogaritjes së ndihmave sociale elementare.
Nëse shiqon television, duhesh ta parapaguan TV-pagesën.
VIESTINTÄVIRASTO/ TV-MAKSUT
Helsinki puh.09 613161
Itämerenkatu 3 A www.tv-maksu.fi
Pagesa e garancionit për qëra kërkohet para bërjes së kontratës për marrjen e banesës me qëra. Në banesat e qytetit kjo përcaktohet sipas madhësisë së banesës. Qiradhënësit privat zakonisht kërkojnë pagesë garantuese në lartësi të dy qërave mujore. Nëse banesën e dorëzoni në gjendje të mirë dhe të pastër atëherë ju këthehet kjo shumë e pagesës garantuese pas shpërnguljes.
A ka në banesë rymë dhe ujë?
Para hyrjes në banesë duhet të bësh kontratë për rymë me Turku Energia.
Oy Turku Energia - Åbo Energia Ab
Adresa për palë: Linnankatu 65, 20100 Turku
e hapur ditëve të punës nga ora 8.30 -16.00
kontratat e rymës, lajmërimi i shpërnguljes dhe informacionet tel. 0800 02500
Kurë shpërngulesh nga banesa, mos haro ta ç`lajmërosh kontratën e rymës
Kurë të hyn në banesën e re, bëre kontratën e rymës
Për ujë nuk ka nevojë të bëhet kontratë e veqantë nëse shpërngulesh në ndërtesë shumkatshe apo shtëpi në rend.
Uji i kronit është i pastër dhe i pijshëm mbarë Finlandën.
Uji është i shtrenjtë andaj mos hargjo ujë kot.
Cfarë mobilje ka në banesë?
Zakonisht në të gjitha banesat janë aparatet kryesore të kuzhinës si shporeti elektrik dhe frigoriferi si dhe llampat për ndrçim të pjesës për larjen e enëve dhe mobiljeve të kuzhinës. Zakonisht banesat nuk kanë mobilje andaj duhesh ti siguron të gjitha mobiljet vet si dhe aparatet tjera të shtëpisë dhe llampat.
Secili banorë duhet ta blenë vet aparatin alarmues kundër zjarit
Këshillë: mobilje të përdorura por në gjendje të mirë mund të bleni në EKO-tregun, dyqanet e gjësendeve të dorës së dytë dhe dyqanet shit-blerëse
Si të bartem në banesë?
Kurë ta bën kontratën për qëra të banesës i merr edhe çelsat e banesës dhe mund të bartesh në datën e marrë vesh.
Sipas ligjit Finlandez duhet të lajmëroni shpërnguljen magjistraturës brenda javës nga dita e bartjes. Kurë ta bën lajmërimin me kohë para shpërnguljes siguron që posta të vjen menjiherë në adresë të saktë.
Turun seudun maistraatti
Aurakatu 8, 20100 Turku
tel. 071 874 1330
Formularët për lajmërimin e shpërnguljes gjinden te zyrja e mirëmbajtjes së banesave apo në posta. Lajmërimin mund ta bën edhe me telefon në numrin shërbyes të mbarë shtetit 0203 456 456. Lajmërimin mund ta bën edhe në internet në adresën www.muuttoilmoitus.fi (nevojiten kodet bankiere) , ku mund ta lajmëroni edhe postën për ndrimin e adresës. Lajmërimi i shpërnguljes ndikon në mes tjerash në përcaktimin e vendbanimit të përhershëm. Ndikon edhe në marrjen e ndihmës elementare sociale dhe ndihmës për banim.
Cfarë ndihme kam për banim?
Për banim është e mundur të merr ndihmë për banim që kërkohet nga Kela. (link për pjesën shtetërore të bankës së informatave Infopankki)
KELA Turku
Adresa për palë: Eerikinkatu 26, 20100 TURKU
Adresa postale: PL 366, 20101 TURKU
Nëse banon me qëra në banesën e qytetit Turku, mund të pyet për problemet reth banimit këshilltarin për banim. Ai të ndihmon dhe këshillon në problemet e pagesës së qërasë, në mosmarrëveshjet mes fqinjëve, reth trazimeve, në rastet nëse të largojnë nga banesa, si të kërkon përkrahje dhe ndihmë për banim dhe problemeve tjera lidhur me banim.
Këshilltarët për banim:
Arja-Liisa Tamminen
Akseli Kiinteistöpalvelut Oy
Karvataskunkatu 1
20610 Turku
tel. (02) 275 2149
Suvi Santanen
TVT Asunnot Oy
Käsityöläiskatu 3
20100 Turku
p. 040 530 6089
Cfarë duhet të dijë për regullat e banimit?
Për mirëmbajtjen e ndërtesës përgjigjet agjustatori. Kurë e bën kontratën e qërasë kërkoje numrin e telefonit të agjustatorit. Atë mund ta pyetni për këto gjëra si vijon:
- punët e vogla meremetuese të banesës
- orari i saunës
- vendparkimi i veturës
- podrumi
- dhoma me lavatriqe
- nëse haron çelsin, agjustatori hapë derën me pagesë
Për banimin gjithmonë ka disa regulla posaqërisht nëse banon në ndërtesë shumkatëshe apo ndërtesa në rend ku duhet të mirren parasyshë edhe fqinjët.
Qëraja duhet të paguhet datën e caktuar. Të dhënat për shumën e qërasë dhe datën e pagesës i ke në kontratën e qërasë. Nëse nuk e paguan qëranë, mund ta humbë banesën.
Zakonisht qetësia duhet të mbahet nga ora 22.00 – 7.00, kurë nuk guxon të bën të krijon zëre të larta p.sh. duke dëgjuar muzikë me zë të lartë apo duke dëgjuar televizionin me zë që dëgjojnë edhe fqinjët. Poashtu je përgjegjës për zëret dhe shqetësimet që bëjnë mysafirët tu.
Plehërat duhet të klasifikohen sipas udhëzimeve dhe të hudhen në konteinerët përkatës. Plehërat e shtëpisë klasifikohen dhe dërgohen në vendet për reciklim p.sh. në konteiner për letra, kartona, qelq, metal dhe plehëra problematik. Në ndërtesën e juaj mund të ketë konteiner për plehëra të përzier dhe për bio-plehërat. Poashtu në shumë ndërtesa ka konteiner të veqantë për letra.
Nga regullat për mbajtjen e rendit në ndërtesë gjenë edhe mirëmbajtsit e ndërtesës shumkatëshe dhe ndërtesave në rend. Të dhënat e tij i ke marrë me rastin e nënshkrimit të kontratës gjë që të jep të drejtë të kujdesesh dhe ta udhëheqë banesën.
Cka është dëbimi nga banesa?
Nëse banon me qëra dhe nuk ke paguar qëranë, qëradhënësi kërkon nga gjykata e qarkut Varsinais-Suomi të dëbon ty nga banesa. Poashtu, nëse ke shkaktuar shqetësime në banesë apo në lokalet e përbashkëta mund të dëbohesh nga banesa. Kjo don të thot se e humbë banesën dhe pastaj e ke vështirë të gjejshë banesë tjetër.
Informata tjera në përgjithsi për banimin në Turku