Asuminen Helsingissä
Banimi në Helsinki
Në faqen Banimi, të Infobankës, ka informacione të përgjithshme mbi mënyrat e ndryshme të banimit dhe transferimin në Finlandë.
Në faqen Banimi, të metropolit të kryeqytetit, ka informacione dhe lidhje edhe mbi strehimin e përkohshëm, banimin për të rinj dhe aplikimin për banesa me të drejtë banimi.
Banesat me të drejtë banimi
Më faqen e Drejtorisë së Apartamente (Kiinteistövirasto), gjendet një përmbledhje në finlandisht me banesat me të drejtë banimi në Helsinki.
Qeradhënësit në Helsinki
Në faqen e Infobankës Ku mund të gjeni banesë gjendet një listë me emrat e të gjithë agjensive të banesave me qera.
Banesat me qera të qytetit, të Helsinkit
Në përzgjedhjen e kandidatëve për banesë me qera, merret në vlerësim nevoja e aplikantit për banesë, të ardhurat dhe pasuria. Banesat me qera të qytetit mund t’i kërkoni në faqen e internetit Banesat e qytetit (Stadin asunnot), në finlandisht, suedisht dhe anglisht ose mund t’i kërkoni në person te zyra e shërbimit për klientë.
Zyra e shërbimeve për banesat e qytetit (Stadin asuntojen palvelupiste)
Itämerenkatu 3
00180 Helsinki
Hapur e hënë ora 9–17, e martë– premte ora 9–15
Shërbimet me telefon, e hënë–e premte ora 9–15
Tel. (09) 310 13030
Seksioni për çështjet e banesave, në qytetin e Helsinkit
Seksioni për çështjet e banesave ofron banesa me qera si dhe jep hua dhe financime për blerje, ndërtim dhe riparim banese. Për më tepër, lexoni në faqet e internetit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Banesat për grupe të veçanta
Banesat për të moshuar
Në faqen Ku mund të gjeni banesë (mistä asunto), të Drejtorisë së punëve sociale që i kushtohet informacioneve për të moshuar, ka informacione në finlandisht dhe suedisht për banesat për të moshuar.
Shihni edhe faqet e internetit të Fondacionit, të Helsinkit, për të Moshuar (Helsingin Seniorisäätiö) në finlandisht.
Shërbimet banesore për invalidë
Në faqen e drejtorisë së punëve sociale ka informacione në finlandisht mbi shërbimet për banesë për invalidët.
Transferimi
Në faqet e qytetit të Helsinkit ka informacione mbi kontratat që duhet t’i mbani mend gjatë transferimit (kontrata për rrymën elektrike, kontrata për ujin). Shihni informacionet në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në faqet e internetit të Qendrës për Mbrojtjen e Mjedisit, ka informacione mbi trajtimin e mbeturinave, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Shoqatat e banoreve (asukasyhdistys)
Nëse dëshironi të influenconi në çështjet e zonës ku banoni, atëherë mund të anëtarësoheni në shoqatën e banorëve (asukasyhdistys) ose mund të themeloni vetë një shoqatë të tillë. Anëtarësimi në shoqatën e banorëve është edhe një mënyrë e mirë për t’u njohur me banorët e tjerë të zonës tuaj të banimit.
Informacione të mëtejshme mbi shoqatat e banorëve në Helsinki, mund të lexoni në faqet e internetit të shoqatave të lagjeve të Helsinkit, në finlandisht dhe anglisht .