Asumisoikeusasunto
"Zogu e fillon ndërtimin e folesë me një fije bari."
(Proverb tanzanian)
Banesa me të drejtë banimi është një alternativë për blerjen e banesës. Ju paguani fillimisht 15-30% të çmimit të banesës si dhe paguani vlerën e përdorimit të banesës që është qiraja e banesës. Banesa me të drejtë banimi nuk gjendet menjëherë, por duhet pritur në rradhë për të marrë një të tillë. Kjo banesë është e sigurtë, sepse mund të banoni në atë për sa kohë të dëshironi ju. Banesa mund të ndërrohet.
Në faqet e Asuminen.fi ka informacion të mëtejshëm mbi sigurimin e banesës me të drejtë banimi në finlandisht, suedisht dhe anglisht.