Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Banesa private

Omistusasunto

"Fqinji i mirë dyfishon vlerën e shtëpisë.”
(Proverb gjerman)

Banesa private

Banesën private mund ta blini në se keni kapital të mjaftueshëm. Mund të merrni hua nga banka për blerjen e banesës. Megjithatë nuk mund të financoni të gjithë banesën me anë të huasë. Ekzistojnë sisteme të ndryshme të huazimeve, të cilët i përshtaten grupmoshave të ndryshme. Pyesni bankën tuaj mbi mundësitë e ndryshme të kursimit dhe të huasë për blerjen e banesës.

Subvencion interesi

Shteti jep subvencion interesi dhe jep garanci për huatë bankare. Shteti nuk jep direkt hua për gjetjen e banesave private. Subvencion interesi jepet nëpërmjet dy sistemeve të ndryshme. Ai i jepet nëpërmjet sistemit ASP atyre që kërkojnë apartamentin e parë dhe nëpërmjet sistemit të subvencionit të interesit.

  • ASP është një sistem kursimi dhe asistence për banesat. Ky sistem është për të rinjtë që kërkojnë banesën e tyre të parë private. Kur fillohet kursimi duhet të jesh 18-30 vjeç.
  • Huatë e tjera me subvencion interesi (Shiko pikën ”Banesat private”) janë për ndërtimin e shtëpive përdhese dhe gjetjen e banesave me disa pronarë. Shteti mbështet gjetjen e banesës private edhe në mënyrë të tillë që interesat e huave të banesave mund të ulen nga taksat.

Në faqet e Asuminen.fi ka informacion të mëtejshëm për jetesën në banesa private në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në faqet e Asuntojen.hintatiedot.fi gjen informacion në finlandisht dhe suedisht mbi çmimin e banesave të shitura.

Në faqet e Ymparisto.fi gjen informacion të mëtejshëm mbi financimin e banesave private në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në faqet e Zyrës së Konsumatorit mund të lexoni mbi çështjet që duhen marrë në konsideratë kur blihet një banesë.

Banesa në pronësi të pjesshme

Në rast se nuk mund të blini direkt banesë private, atëherë banesa në pronësi të pjesshme mund të jetë një rrugë drejt banesës private. Banori paguan në fillim vetëm një pjesë të çmimit të banesës. Kështu ai zotëron, fillimisht, përkatësisht një pjesë të banesës. Ndërtuesi i banesave zotëron pjesën më të madhe të banesës. Fillimisht në banesë jetohet me qira dhe më vonë mund ta blini atë.

Në faqet e Ymparisto.fi ka informacion të mëtejshëm mbi banesat në pronësi të pjesshme në finlandisht, suedisht dhe anglisht.